Depay te Barcelona? Van Gaal dyshon se holandezi ka aftësitë e duhura

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:46

Depay te Barcelona? Van Gaal dyshon se holandezi ka aftësitë e duhura

Louis van Gaal ka shprehur dyshimet e tij mbi Memphis Depay.

Ish trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka dhënë disa komente mbi situatën aktuale të Memphis Depay, kur lojtari po lidhet me Barcelonën.

Van Gaal beson se Depay ka kualitete të mira, por nuk e sheh në nivel të emrave si Ronaldo apo Messi.

“Depay është i talentuar, por ai nuk është Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo”, ka thënë Van Gaal, transmeton lajmi.net.

Dje raportohet se Depay ka marrëveshje personale me Barcelonën.

Barcelona akoma nuk ka nisur ofertë zyrtare drejt Lyon për kartonin e lojtarit holandez. /Lajmi.net

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:46