Deponia Rusino, u realizua debati i parë publik

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:43

Deponia Rusino, u realizua debati i parë publik

Palë të interesuara nga nëntë komuna të Pollogut, të cilët morën pjesë në debatin e parë publik, patën mundësi të japin vërejtjet dhe sugjerimet për masat urgjente për përmirësimin e gjendjes me deponinë Rusino, si faza e parë e realizimit të projektit për zhvillim të deponisë rajonale në rajonin e Pollogut.

“Si aktivitet i parë është përmirësimi i kushteve në Rusino dhe për këtë qëllim po përgatitet dokumentacion teknik i cili do të mundësojë, shpresoj në janar, të hapet procedura e tenderit, ku do të zgjedhen realizuesit e përmirësimit të vetë deponisë. Shpresoj se realizimi i këtyre aktiviteteve do të mund të fillojë kur të mbaron dimri dhe deri në fund të majit të pengohet derdhja e lëngjeve nga Rusino”, deklaroi Jan Tejsing, ekspert i mjedisit jetësor dhe përgjegjës i ekipit për projektin në fjalë, për rajonin e Pollogut.

Pas hapit të parë për parandalimin e derdhjes së ujit të ndotur apo derdhjes nga deponia në mjedisin jetësor do të punojë edhe në fazën e dytë, që është avancimi i deponisë Rusino.

“Hapi i dytë është përgatitja e vetë deponisë në deponi të kontrolluar, në të cilën rregullisht do të mbulohet bërlloku, do të parandalohet rrjedhja dhe nuk do të ketë zjarre. Ky është menaxhim i organizuar i një deponie, e cila do t’i plotësojë kushtet në përputhje me direktivat evropiane”, tha Tejsing.

Paralelisht me planin për trajtim të bërllokut, në planin rajonal të Pollogut, punohet edhe për Strategjinë për mjedis jetësor, si detyrë në pajtim me Ligjin për mjedis jetësor.

“Vetë procedura është abstrakte, për shkak se analizon 30-të dokumente. Vlerësimi kryesor është se në vetë dokumentet nuk ka konflikte me ato dokumente strategjike relevante, të lidhura me trajtimin e bërllokut, trajtimit me ajrin e ndotur, me ujin, zhvillimin e kështu me radhë. Vetë dokumenti po përgatitet në kohë kur po kryhet azhurnim i legjislacionit për trajtim me bërllokun. Për këtë edhe vetë dokumenti në kuadër të qëllimeve i përfshinë edhe ato qëllime të cilat janë lëndë e azhurnimit të vetë legjislacionit”, deklaroi Marjana Mihajllov, përgjegjës për mjedisin jetësor në kuadër të projektit.

Ndryshe, ky Plan përfshinë tre faza në periudhën 2019-2029, gjegjësisht parasheh edhe formimin e një Ndërmarrje Publike, të përbashkët e cila do të menaxhojë me bërllokun në rajonin e Pollogut.

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:43