Deputetët e VMRO-DPMNE me skafanderë arrijnë në Kuvend

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 14:51

Deputetët e VMRO-DPMNE me skafanderë arrijnë në Kuvend

Deputetët e infektuar të VMRO-DPMNE-së kanë arritur në Kuvend. Me skanfanderë dhe sipas protokolleve të Institutit të shëndetit publik, deputetët tashmë janë vendosur në kabinat e veçanta të destinuara për deputetë të infektuar dhe që duhet të votojnë për rendin e ditës, që sot është mosbesimi i Qeverisë “Zaev 2”.

Meqë në rastin kur u konfirmua shumica parlamentare, deputetë shumicës aktuale erdhën me skafanderë në Kuvend, atëherë, deputetë VMRO-DPMNE-së kritikonin se janë shkelur të gjitha protokollet për mbrojtje nga Kovid-19 dhe kërcënonin kryeparlamentarin Talat Xhaferin me padi penale.

Rregullorja e Kuvendit dhe asnjë dokument tjetër nuk mund të jetë mbi Kushtetutën dhe ligjet dhe ju me mosnjohjen e të drejtës me të drejtë kryeni vepër penale. Vepër penale kryen edhe policia e cila lejoi hyrjen e deputetëve pozitiv me Kovid-19″, i pati thënë Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Xhaferit më 18 prill 2021, transmeton TV21.

E njëri nga deputetët e infektuar ishte pikërisht Micevski.

Këtë e shfrytëzoi Xhaferi për të ironizuar me situatën momentale.

“Shpresoj se këtë herë nuk do të ketë padi për shkelje të Kushtetutës”, tha Xhaferi në seancë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 14:51
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.