Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, pozitiv me CoVid-19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 20:05

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, pozitiv me CoVid-19

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nga i partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka rezultuar pozitiv me CoVid-19 bashkë me bashkëshorten e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë në facebook, ndërsa ka postuar dhe një foto nga krevati.

“Informoj njerezit e mi te dashur qe ndihem me i lehtesuar nga gjendja fillestare, jam mire me shendetin”, shkruan ai, ndërsa përshkruan gjithë ecurinë e veprimeve deri në momentin kur mësoi se ishte pozitiv.

Në letrën e tij ai ka një ankesë për shërbimin shëndetësor drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 20:05