Deputeti Rexhepi porosi liderit Kasami: Nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 19:00

Deputeti Rexhepi porosi liderit Kasami: Nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua!

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi është paraqitur nëpërmjet një video në rrjetin social Facebook, ku është shprehur se është shëndosh e mirë. Rexhepi i ka përçuar porosi liderit të tij, Bilall Kasami që të mos shqetësohet për fatin e tij, pasi siç shprehet, është në vend të sigurt”, përcjell Flaka

“Kryetari Bilall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua. Jam në vend të sigurt, jam në anë e duhur, jam me shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë paqë, liri dhe demokraci”, shprehet Kastriot Rexhepi i cili paralajmëron dalje në publik për mes mediave ku dhe do të sqarohet për vendimin që të mos votojë shkarkimin e qeverisë aktuale.

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tashmë ka denoncuar në polici zhdukjen e deputetit Kastriot Rexhepi. Kasami ka thënë se Qeveria duhet të jep përgjegjësi për këtë rast.

“Me deputetin e Besës, Kastriot Rexhepi, më nuk bëhet fjalë për pushtet-opozitë, bëhet fjalë për vlerat bazë të demokracisë. Duhet të japin llogari ku është deputeti i Lëvizjes Besa dhe pas kësaj më Qeveria duhet të jep dorëheqje dhe duhet detyrimisht të ketë përgjegjësi për këtë situatë. Nuk mundet që një deputet të humbet dhe askush të mos ta dijë ku gjendet”, ka thënë ai.

Kasami ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të ndajnë çfarëdo informacioni në lidhje me deputetin.

“Bëj ftesë të gjithë atyre që mund të kenë informata se ku mund të gjendet Kastrioti, të informojnë organet e policisë, të afërmit, të më informojnë mua. Kjo veç më është situatë shumë serioze”, ka thënë Kasami.

I pyetur për videon që publikoi në rrjetet sociale Kastriot Rexhepi, Kasami ka thënë se nuk është asgjë valide, derisa deputeti të paraqitet vet fizikisht.

“Deri sa Kastriot Rexhepi nuk del para opinionit me figurë ta shohim se është shëndosh e mirë, çdo porosi përmes rrjeteve sociale nuk është valide. Çdo porosi ai mund ta bëj me dhunë, mund ta bëj i kërcënuar. Ai duhet të jetë pranë familjes, duhet të jetë i lirë”, ka thënë ai.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, nuk e ka mbështetur mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ai përmes një video adresimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që po i japin. Ai ka thënë se është me BE-në e NATO-n e jo me qarqet antishqiptare. Siguria, dhe stabiliteti i vendit, paqja dhe mirëqenia e popullit, sipas tij, janë gjëja më e rëndësishme për të gjithë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 19:00
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.