Deputeti Rexhepi tregon arsyen se pse mungon në seancën parlamentare

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 11:41

Deputeti Rexhepi tregon arsyen se pse mungon në seancën parlamentare

Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qënë integrimi euro atlantik i RMV, shkruan deputeti i Besës, Kastriot Rexhepi në Fejsbuk, i cili po mungon në seancën parlametare për votëbesimin e qeverisë.

“Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë. Shteti në këtë periudhë të rëndësishme nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta me plot të panjohura”, shprehet deputeti i Beses, Kastriot Rexhepi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 11:41

06
Dhj
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen...
06
Dhj
Ajo ka një apartament në Shkup prej 54 metrash katrorë si pronë e saj personale,...
06
Dhj
Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën...
06
Dhj
Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim...