Deputeti serb: Grup spiunazhi nga Shkupi pengon marrëveshjen me Kosovën

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 13, 2019 20:35

Deputeti serb: Grup spiunazhi nga Shkupi pengon marrëveshjen me Kosovën

Kryetari i komisionit për Kosovën në Parlamentin Serb, Mirosllav Drecun, i ka thënë “Kurir”-it serb se para dy muajsh është formuar një ekip i fortë spiunësh i cili në mënyrë të fshehtë po punon në një fabrikë evropiane për makina në Shkup, ndërsa veprimi sekret i saj ka për qëllim bllokimin e arritjes së një kompromisi mes Beogradit dhe Prishtinës. Sipas fjalëve të tij, ekipi përbëhet prej agjentëve nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania.

Deputeti Drecun ka theksuar se në shtete të caktuara fqinje por zhvillohet një fushatë e fuqishme kundër arritjes së marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ka shtuar se Maqedonia e Veriut po bëhet një qendër e veprimeve të fuqishme kundër interesave të Serbisë.

Mirosllav Drecun, deputet serb

“Çdo arritje e një kompromisi është shtyllë për stabilitet në këtë rajon, ndërsa nëse nuk arrihet kompromis mes Beogradit dhe Prishtinës, kjo do të thotë parapërgatitje për trazira në rajon dhe mundësi për  krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Drecun ka shprehur shqetësimin se ky grup mund të ndikojë edhe tek mediat dhe politikanët dhe mund të shkaktojë edhe konflikte.

Mirosllav Drecun, deputet serb

“Ajo që ata mund ta bëjnë ato tani është mbledhja e informacionit dhe përhapja e dezinformatave. Ekipi nuk është formuar për të mbrojtur interesat tona, por për të bërë të kundërtën. Grupi mund të ndikojë dhe shkaktojë devijime në media apo politikë, dhe mund të nxisë edhe konflikte”

Drecun i ka kërkuar Qeverisë së Maqedonisë së  Veriut përgjigje se cili është qëllimi i formimit të këtij ekipi spijunësh të cilët vetëm duan ta dëmtojnë Serbinë. /SHENJA/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 13, 2019 20:35