Deri më 10 janar mund të shfrytëzohet rritja e pensioneve për anëtarët e Ushtrisë

Desk
By Desk January 2, 2020 20:10

Deri më 10 janar mund të shfrytëzohet rritja e pensioneve për anëtarët e Ushtrisë

Ministria e mbrojtjes kërkoi nga pensionistët e Armatës nga viti 2005 deri 2010 të dorëzojnë në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor kërkesë për korrigjimin e pensioneve, transmeton Portalb.mk.

Me ndryshimet në Ligjin për shërbimet në Armatës, të propozuara nga deputetët Ilija Nikollovski dhe Sonja Mirakovska, është korrigjuar edhe një padrejtësi e cila i është shkaktuar pensionistëve anëtarë të Armatës. Këto ndryshime mundësojnë nivelimin e përqindjes së pensionit në bazë të përvojës, duke mundësuar që pensionistët e Armatës nga viti 2005 deri 2010 do të marrin pensione më të larta.

“Ftojmë gjithë pjesëtarët që janë pensionuar në atë periudhë, deri më 10 janar individualisht të dorëzojnë Kërkesë për rinovimin e procedurës administrative për përcaktimin e vlerës së pensionit”, deklarojnë nga ministria, duke informuar se procedurat në Fond do të zgjasin disa muaj, për të vazhduar pastaj pagesa e pensioneve më të larta.

Desk
By Desk January 2, 2020 20:10