Deri në 34 % e amvisërive në vend nuk kanë qasje në furnizim me ujë për pije

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 21:32

Deri në 34 % e amvisërive në vend nuk kanë qasje në furnizim me ujë për pije

Humbjet e ujit mbi 60%, plasja e përditshme e tubacioneve, por edhe vjedhja e ujit, këto janë hallet më të mëdha të shoqërive në vend. Ndërmarrja komunale e Shtipit zbulon se ka nga pesë deri në dhjetë lidhje të egra në muaj. Zyrtarët thonë se kjo çon në destabilizimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe ulje të presionit në zonat e larta. Përderisa disa e përdorin ujin për të ujitur kopshtet dhe oborret e tyre, qytetarët e tjerë në ndërtesat e larta nuk kanë ujë për higjienën elementare, përcjell FLAKA.

Vjedhja e ujit është krim, NP “Isar” kërcënoi se do të vijojë me kallëzime në prokurori. Aktualisht hajdutët e ujit janë të sanksionuar financiarisht.

Mbi 60% e ujit humbet përmes ujësjellësit të Shtipit, i cili filtrohet në stacionin modern. Disa qytetarë në qytete sillen shpërdorues ndaj ujit dhe në një pjesë të madhe të zonave rurale furnizohen nga çezmat apo puset e fshatit. Të dhënat më të fundit nga fushata “Get Clear” treguan se 88.9 për qind e popullsisë furnizohet me ujë të pijshëm përmes një sistemi ujësjellës. Ka një mbulim të dobët në fshatrat e rajonit Verilindor, Jugperëndimor dhe Pollogut, dhe nga 25 deri në 34 përqind e familjeve nuk kanë qasje në furnizim me ujë. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 21:32