Deri në vitin 2050 stinët e verës pa akullnaja në Detin Arktik

Desk
By Desk April 22, 2020 22:47

Deri në vitin 2050 stinët e verës pa akullnaja në Detin Arktik

Si rezultat i hulumtimit është zbuluar se edhe nëse emetimet e karbonit zvogëlohen shpejt dhe në mënyrë të konsiderueshme, deri në viti 2050 në Detin Arktik mund të ketë stina të verës pa akullnaja.

Hulumtuesit kanë paralajmëruar se akullnajat në Oqeanin e Ngrirë të Veriut (Deti Arktik) mund të zhduken deri në vitin 2050, transmeton Anadolu Agency.

Sipas lajmit në uebfaqen e “Science Daily”, është zhvilluar një studim i modelimit të klimës me pjesëmarrjen e 21 organizatave nga vende të ndryshme nën udhëheqjen e Dirk Notz, shkencëtar i klimës në Universitetin e Hamburgut në Gjermani.

Si rezultat i hulumtimit është zbuluar se edhe nëse emetimet e karbonit zvogëlohen shpejt dhe në mënyrë të konsiderueshme, deri në viti 2050 në Detin Arktik mund të ketë stina të verës pa akullnaja.

Gjetjet e hulumtimit u publikuan në revistën “Geophysical Research Letters”.

Në ditën e sotme akullnajat qëndrojnë gjatë gjithë muajit. Çdo verë këto akullnaja pakësohen ndërsa në dimër përsëri rriten.

Desk
By Desk April 22, 2020 22:47