Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kosovë
  • Deri tash, vetëm një kandidaturë zyrtare për kryetar të LDK-së

Deri tash, vetëm një kandidaturë zyrtare për kryetar të LDK-së

Redaksia

Dy javë para kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj partie, vetëm ministri në detyrë i Mbrojtjes dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Anton Quni, ka rikonfirmuar qëllimin për të marrë timonin e partisë. Kandidatët e tjerë të përfolur nuk kanë konfirmuar zyrtarisht kandidaturat.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka vendosur ta thërrasë Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, për të ofruar dorëheqjen nga ky post, vendim ky që pasoi rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Në bazë të rezultateve aktuale, LDK-së i janë përgjysmuar votat që nga zgjedhjet e 6 tetorit, 2019.

Kush janë pretendentët kryesorë?

Anton Quni e Lutfi Haziri janë të vetmit që nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të jenë kandidatë për të marrë drejtimin e partisë.

Anton Quni të hënën rikonformoi se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së.

“Do të jem pjesë e garës për kryetar të LDK-së”, tha Quni.

“Për këtë vendim e kam njoftuar edhe kryesinë e partisë dhe tani pres që të vazhdohet me procesin”, deklaroi Quni.

Lutfi Haziri, që është edhe kryetar i Gjilanit, ka thënë se asgjë nuk është përfundimtare lidhur me kandidaturën e tij.

“Ende nuk jam kandidat zyrtarisht. Vendimin për këtë do ta marr pas një jave”, tha Haziri.

Përkrahje për kandidaturën e Hazirit po ofrojnë edhe strukturat lokale të LDK-së nga Anamorava. Disa nga ta, duke përfshirë edhe nënkryetarin e degës së LDK-së në Gjilan, Imet Rrahmani, kanë postuar në rrjetet sociale një përshëndetje për simpatizantët e partisë me një fotografi të Lufti Hazirit.

Anëtarë të kryesisë dhe degëve të LDK-së kanë përmendur edhe emrin e Kujtim Shalës, por ky i fundit asnjëherë deri më tash nuk është deklaruar nëse do të jetë pjesë e garës. Radio Evropa e Lirë ka tentuar që të kontaktojë me Shalën, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, që është pjesë e kryesisë së LDK-së, po ashtu ka publikuar një fotografi me mesazh në rrjetet sociale, përkrah Kujtim Shalës.

Continue Reading

Previous: Lajçak takohet me Kosnett, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Next: Lajçak: Kurti e di se Bashkësia Ndërkombëtare pret vazhdimin e dialogut

Të ngjashme

517656-OrKY1awKv9 Vjen përgjigja e Sllovakisë pasi Kurti i kërkoi njohjen e Kosovës

Vjen përgjigja e Sllovakisë pasi Kurti i kërkoi njohjen e Kosovës

Redaksia
2 Sot në Skenderaj u vaksinuan kundër COVID-19 dy persona mbi 100 vjeçar

Sot në Skenderaj u vaksinuan kundër COVID-19 dy persona mbi 100 vjeçar

Redaksia
1 Spahiu pas letrës së Biden: Ndryshimi i kufijve tani është jashtë agjende

Spahiu pas letrës së Biden: Ndryshimi i kufijve tani është jashtë agjende

Redaksia

TË FUNDIT

Bajern-Munihu-fitore-ndaj-Leverkuzenit Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Uzuni-780x470 Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Xherdan-Shaqiri Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Chelsea's Olivier Giroud, center right, jumps for the ball with Brighton's Adam Webster during the English Premier League soccer match between Chelsea and Brighton and Hove Albion at Stamford Bridge Stadium in London, Tuesday, April 20, 2021. (AP Photo/Frank Augstein, Pool) Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Shalke-04 Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2

Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.