Derisa kërkohet tek shqiptarët, krimi “vlon” në oborrin e LSDM dhe VMRO!

Desk
By Desk March 6, 2020 23:38

Derisa kërkohet tek shqiptarët, krimi “vlon” në oborrin e LSDM dhe VMRO!

Duke kërkuar “krimet” e BDI, plasin bombat në oborrin e LSDM dhe VMRO-DPMNE. Pas plasimit në opinion nga pallati i bardhë opozitarë i VMRO-DPMNE-së, të “bombës” të re në të cilën është përgjuar një bisedë e ish kryeministrit Zaev, sot në YouTube u publikuan përgjime për këtë të fundit. 

Në rastin e parë, dëgjohet zëri i ish kryeministrit Zoran Zaev për të cilin Milloshovski thotë se tashmë nuk ka nevojë të vërtetohet nëse ky është zëri i tij, sepse për bombën e parë që e publikoi Milloshovski, Zaev nga Prilepi kishte pohuar se është zëri i tij.

Kurse në rastin tjetër, dëgjohet zëri i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, si mes tjerash bisedon me ish-kryetarin e Gjykatës supreme, Jovo Vangellovskin, lidhur me lëndën me Shoqatën e shoferëve-Kërçovë, me të cilën është i përfshirë babai i tij.

Krejt këto zhvillime ndodhin në kohën kur eksponentë të lartë të partive maqedonase por edhe shqiptare, deklerativisht drejtojnë gishtin nga BDI për korrupsion dhe kriminalitet. Dhe dersa po supozohet, tek LSDM dhe VMRO-DPMNE “vlojnë” përgjimet për kundërshtarë politik të inkriminuar në raste të ndryshme. Flaka

Desk
By Desk March 6, 2020 23:38