Derkovski: Duhet kohë për përpunimin e të dhënave të qytetarëve nga Lista Zgjedhore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 21 Maj, 2020 21:52

Derkovski: Duhet kohë për përpunimin e të dhënave të qytetarëve nga Lista Zgjedhore

Komisioni për sëmundje infektive nuk u ka dhënë protokollet e reja të votimit në zgjedhjet e ardhshme Komisionit Shtetëror Zgjedhor, por një gjë të tillë do ta bëjë këtë me shkrim, tha kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski sonte në emisionin “Vin Vin”, ku shprehu pakënaqësi me takimin e djeshëm me anëtarët e komisioni, përcjell FLAKA.

Ai gjithashtu foli për procedurën mbi Listën zgjedhore.

“Për 7.600 qytetarë duheshin dhjetë ditë për t’u përpunuar të dhënat. Kur shpallen zgjedhjet në përputhshmëri me ligjin zgjedhor dhe kur do të nënshkruhet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve, em të njejtin vendim njoftohet KSHZ. Të njejtën ditë KSHZ është e obliguar ta kërkon Listën zgjedhore nga MPB me gjendjen më të re, me vërejtejt e fundit nga OSBE/ODIHR. Tani të gjithë qytetarët kur sillet vendimi se shkohet në zgjedhjeve, e që ditën e zgjedhjeve mbushin 18 vjet, duhet të vendosen në Listën zgjedhore”, tha Drekovski. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 21 Maj, 2020 21:52