Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Dëshmi tronditëse rreth rastit tragjik në Gostivar

Dëshmi tronditëse rreth rastit tragjik në Gostivar

Redaksia 2 vjet ago

Agjencia e Lajmeve Flaka ka kontaktuar familjarët e familjes Tefiku nga Gostivari, të cilët vazhdojnë të jenë të tronditur nga ngjarja makabre ku familjarja e tyre  78 vjeçare ka humbur jetën nga plagët e shumta të marra me thikë nga punonjësi i Njësitit të Zjarrfikësve në Gostivar, Gjorgji Dimitrievski

Familjari që nuk deshti të identifikohet për shkak të ndjesisë së rastit, tregon momente nga e gjithë kjo situatë tragjike.

Gjithmonë sipas dëshmisë, dorasi pasi ka masakruar me thikë gjyshen dhe gruan e pronarit të banesës ku ndodhi maskara, i është lajmëruar personit që kishte kontastin duke i thanë: Gruan dhe gjyshen ta vrava, eje edhe tí të të vrasë”.

Në ato momente, pronari i banesës Bujar. R ka qenë diku në qytet dhe ka shkuar në banesë. Derisa ka shkuar, Policia është alarmuar nga banorët e banesës kolektive dhe dorasi ka tentuar të largohet.

Me pronarin e banesës janë takuar tek shkallët e objektit dhe aty janë shtyrë, duke tentuar ta godiste dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithmonë sipas dëshmisë dhe jo zyrtarisht, dorasi pastaj ka shkuar në shtëpinë e tij, ka hequr teshat me të cilat ishte veshur gjersa kreu rastin, është larë dhe derisa ka trokitur policia në derën e shtëpisë për ta privuar nga liria, ka qëndruar i qetë aty.

Pastaj, Policia e ka privuar, derisa viktima është dërguar në Spital pa shenja jete dhe dy personat e tjerë të lënduar pas ndihmës së shpejtë për shkak të lëndimeve serioze janë transferuar në Klinkat e Shkupit. Flaka  

Zbulohet identiteti i dorasit që kreu masakër në familjen Gostivarase

Një vrasje makabre tronditi mëngjesin e sotëm Gostivarin. Selime Tefiku, 78 vjeçare ka humbur jetën nga plagët e shumta të marra me thikë, ndërsa vajza me inicialet S.R. dhe dhëndri i saj me inicialet B.R, te të cilët ajo ishte mysafire, janë në gjende të rëndë në Spitalin Shtetëror, nga plagët e marra po ashtu me thikë.

Flaka ka arritur deri te identifikimi i autorit. Fjala është për punonjësin në njësitin e zjarrfikësve në Gostivar, Gjorgji Dimitrievski me prejardhje nga fshati Vollkovi.

Sulmi me thikë ka ndodhur në orën e para të mëngjesit, kur viktima dhe familjarët e saj kanë qenë në gjumë.

Të dhënat paraprake flasin se motivi i sulmit me thikë ka qenë mosmarrëveshja mes familjes dhe autorit të krimit, për një borxh prej 1500 eurosh që familja Rexhepi kishte marrë te autori i krimit. Por pas kthimit të borxhit, autori i krimit ka pretenduar kamatë për borxhin. Madje, të dhënat flasin se autori i krimit e kishte humbur këtë pretendim edhe pasi e kishte ngritur rastin në Gjykatë, i cili ishte fituar nga familja Rexhepi.

Pavarësisht verdiktit të gjykatës, kamatashi kishte vazhduar me presionet ndaj familjes, duke këmbëngulur të merrte kamatën prej gati 20 mijë eurosh. Ai shkonte shpesh në banesën e familjes Rexhepi për presionet, deri sa mbrëmë, ka marrë thikën dhe ka vendosur të ekzekutojë në gjumë të gjithë pjesëtarët në banesë. Sipas të dhënave, çifti S.R dhe B.R, 54 dhe 60 vjeçarë, kanë marrë më shumë se 20 goditje me thikë, dhe tani luftojnë për jetën. Ndërsa vjehrra që kishte ardhur mysafire te vajza e saj, ka vdekur ende pa u dërguar në spital.

Rasti ishte denoncuar në orën 4 të mëngjesit nga fqinjët. Vetëm dy orë pas krimit, efektivët blu kanë arritur të vënë nën pranga autorin e krimit, Gjorgji Dimitrievski, ndërsa ende nuk është gjetur mjeti i ftohtë, thika, me të cilën është kryer krimi.

Dorasi i punësuar si  zjarrfikës në njësinë e Gostivarit, mbrëmë ka qenë në detyrë nga ora 20:00 deri në 23:30 minuta, për të orkestruar më pas aktin e tij makabër.

Autori i krimit ka qenë i njohur për autoritetet policore, për veprimtarinë e tij të paligjshme të dhënies së borxheve me kamatë.

Prononcin i Policisë:

SPB – Tetovë deri tek Prokuroria Publike e Gostivarit ngriti kallëzim penal kundër GJ.D (46) për shkak të dyshimeve se ka kryer vepra penale “vrasje” dhe “tentim për vrasje”.

I arrestuari është privuar nga liria më 01.09.2019 në orën 5:40 pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga pjesëtar të policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit.

I arrestuari më 01.09.2019 pas orës 3 në një banesë në ndërtesën e cila gjendet në rrugën “Ilindenska” në Gostivar me thikë e ka vrarë S.T. (78) dhe ka tentuar t’i vrasë edhe S.R. (54) dhe B.R. (60), për shkak të një borxhi në para nga B.R. dhe GJ.D. Pasi janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura, GJ.D. është privuar nga liria nga ana e nepunësve policorë.

Flaka siguron informata se si ndodhi rasti tragjik në Gostivar

Agjencia e Lajmeve Flaka mëson që ngjarja tragjike që mbrëmë në qytetin e Gostivarit ka ndodhur në njërën nga banesat kolektive që ndodhen në rrugën Industriale përballë shkollës së mesme industriale në Gostivar.

Viktima e rastit, 78 vjeçarja S.T e kombësisë shqiptare kishte qenë mysafire te vajza e vete. Jo zyrtarisht, e ndjera, vajza dhe dhëndri janë sulmuar në banesën e tyre nga dorasi që ende nuk bëhet i ditir identiteti i tij.

Nga ky rast, ngelën të plagosur edhe vajza dhe dhëndri i viktimës.

Ende nuk dihen motivet e rastit.

Lexo:

Tronditet Gostivari, një person vdes dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur në qytetin e Gostivarit me çrrastë ka mbetur e vrarë një grua e moshës 78 vjeçare me iniciale S.T., motivi që çoi deri në vrasjen e 78 vjeçares akoma nuk dihet.

Në spital, mësohet se kanë përfunduar edhe 2 persona të tjerë. Burimet tona njoftojnë se sulmi është kryer me mjetë të mprehtë, thikë. Policia është duke zbardhur rastin.

Edhe dy personat që përfunduan në spitalin shtetëror në Shkup në gjendje të rëndë.

Policia mësohet të ketë ndaluar një person të dyshuar si vrasës. Dyshimet e para flasin se vrasja ka ndodhur për motive parash.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Kuvendi miraton emrat e rinjë të kabinetit Zaev, Angelovska me 64 kurse Xhemaili me 61 vota pro
Next: Benzinat shtrenjtohen për gjysmë denar, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 6 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 7 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 1 javë ago

TË FUNDIT

Screenshot-2021-03-04-215242-1 Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

EvqgVcwXUAA_0lr Chelsea triumfon në Anfield ndaj Liverpoolit

Chelsea triumfon në Anfield ndaj Liverpoolit

Screenshot-2021-03-04-230042-733x430 Bujar Osmani: 98% e anëtarëve të partisë janë të kënaqur nga përbërja qeveritare e BDI-së

Bujar Osmani: 98% e anëtarëve të partisë janë të kënaqur nga përbërja qeveritare e BDI-së

Screenshot-2021-03-04-215242-1 Bujar Osmani: BDI nga parti e dalur nga lufta, sot është parti super moderne

Bujar Osmani: BDI nga parti e dalur nga lufta, sot është parti super moderne

Sofje-sdadasdas 45 mijë maqedonas me pasaportë bullgare të regjistruar në një adresë në Sofje?

45 mijë maqedonas me pasaportë bullgare të regjistruar në një adresë në Sofje?

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.