Deshti të këndon këngën për Adem Jasharin në “Sunny Hill”, u arrestua Shemi i Ilirëve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Gusht, 2022 22:29

Deshti të këndon këngën për Adem Jasharin në “Sunny Hill”, u arrestua Shemi i Ilirëve

Shemsi Krasniqi u arrestuar të shtunën nga policia pasi pa autorizim kishte hipur në binën e festivalit “Sunny Hill”Por, kjo dëshirë nuk iu realizua të shtunën Shemsi Krasniqit, vokalistit të grupit muzikor kosovar “Ilirët”, i njohur me nofkën “Shemi”.

Madje, në përpjekje që të klëndonte në skenën e festivalit të njohur, ai u prangos nga Policia. Sipas Shemsi Krasniqit të grupit të njohur shqiptar “Ilirët” arrestimi ka ardhur pas një konflikti verbal që ka pasur me organizatorin dhe themeluesin e Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa.Krasniqi thotë se Lipa nuk e ka lejuar ta këndoj një këngë kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit.

E në arrestimin e tij, ai pretendon se ka gisht edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama.Krasniqi demanton edhe lajmet se ai u arrestua pasi që tentoi të hipte mbi skenën e festivalit “Sunny Hill”në gjendje të dehur.

Ai, gjithashtu paralajmëron se sërish do të provojë t’ia mësyjë këtij festivali, madje edhe përmes rrugëve ilegale.Për gjithë këtë ngjarje, të dielën ka folur Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, policia tha se këngëtari pa autorizim kishte hipur në binë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Gusht, 2022 22:29
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.