Deskoska: Urdhërat që i merr Mickoski nga menaxheri në Budapestë për PSP-në janë kundër drjetësisë
Kusht për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian nuk janë miratimi i asnjë ligji për prokurorinë publike, por një ligj cilësor që do të lejojë drejtësinë dhe dënim kriminalitetit në vendin tonë, shkroi Ministria e Drejtësisë, pas akuzave të Miskoskit, përcjell FLAKA.
“Për fat të keq, urdhërat që kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski i merr nga menaxheri i tij nga Budapesti, të cilat janë zhytur në amendamente, janë kundër parimeve të sundimit të ligjit dhe drejtësisë në vendin tonë”, shkroi Ministria e Drejtësisë.
“Ligji ka pasoja të mëdha për autorët e krimeve. Vështirësia është që ligji prek shumë palë, nga të cilat pritet mbështje në Parlament me qëllim të fillimit të negociatave me BE”, shkruan Ministrja e Drejtësisë. FLAKA