Despotovski: Të enjten do të kemi zgjidhje ose hyrje në një skenar tjetër me pasiguri
Jovan Despotovski nga LSDM në emisionin 24 Analizë në Tv 24 thotë se nga e premtja kemi një situatë të ndryshuar dhe tema nuk është më dorëheqja e Zaevit. Të enjten do të kemi finalen e gjithë situatës nga e cila ka dy skenarë, përcjell FLAKA.
“Njëra është të kemi një qeveri me kapacitet të plotë politik për të përballuar krizën dhe e dyta është të hyjmë në një fazë të destabilitetit politik që do të reflektojë dhe komplikojë më tej rrethanat që lidhen me ekonominë dhe energjinë. Lideri i VMRO-DPMNE-së nuk ka thënë asnjë fjalë për planet, ka folur vetëm për të tijat. Të enjten do të kemi një zgjidhje apo hyrje në një skenar tjetër me pasiguri”, tha Despotovski. FLAKA