Detaje nga aksidenti, dy vajza ndodhen në gjendje kritike
Nga aksidenti i rende ne autostraden Gostivar – Tetove, tre persona nga lendimet e marra, trajtohen ne Spitalin e Gostivarit. Bëhet fjalë për dy vajza dhe nje djale. Sipas informacioneve të Flakës nga Spitali i Gostivarit, dy vajzat që ndodheshin në veturën Audi kanë pësuar lëndime serioze, kurse djali që drejtonte veturën BMW ka pësuar lëndime të lehta. Detaje të tjera rreth aksidentit do të sjellim në vazhdim. Flaka