Detaje të reja nga Samsung Galaxy S23 Ultra!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:42

Detaje të reja nga Samsung Galaxy S23 Ultra!

Samsung gjatë 10 muajve të fundit ka prezantuar dy sensorë me kamera prej 200 MP, e kurse e treta është rrugës dhe do të jetë pjesë e smartphones Galaxy S23 Ultra. Galaxy S23 Ultra do të arrijë në treg vitin e ardhshëm, kurse kamera kryesore do të ketë sensor të ri prej 200 MP, që do të ketë emrin ISOCELL HP2 pavarësisht se tashmë ekziston versioni HP3.

ISOCELL HP1 është sensori i parë prej 200 MP, kurse pasardhësi pritet të instalohet edhe në telefonin e ri të Motorola që do të shfaqet në treg gjatë këtij muaji. Sa i përket ISOCELL HP3, ka autofokus më të shpejtë falë dizajnit të ri të çdo pikseli. Kjo nuk është hera e parë që po shfaqen informacionet për Galaxy S23 Ultra me sensor të ri prej 200 MP, pasi më herët ishte raportuar ardhja e sensorit, derisa 10 MP 10x moduli i periskopit mbetet i njëjtë.

Smartphone-t janë shumë më tepër sesa një pajisje. Në një farë mënyre, përdorimi i tyre merr një pjesë të madhe të kohës sonë të përditshme. Ndaj, është shumë e rëndësishme dhe thelbësore që të keni një smartphone që është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Samsung është i njohur gjerësisht për smartphone-t e tij me performancë të lartë dhe këtë e vërteton më së miri seria e re Galaxy S22: Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra.

Rikujtojmë, se së fundmi, një “YouTuber” ka bërë me dije se 3 celularë të tij Samsung kanë shpërthyer për shkak të temperaturave të larta. Arun Maini tha për “Daily Mail” se bateritë e Samsung Galaxy S6, Galaxy Note 8 dhe Galaxy S10 u zmadhuan shumë, duke nxjerrë nga vendi kapakun.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:42