Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Detajet nga ndërtimi i Korridorit 8

Detajet nga ndërtimi i Korridorit 8

Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot në emër të Qeverisë ka nënshkruar Memorandum për mirëkuptim me kompaninë amerikane Bechtel Enka për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të pranishëm ishin edhe ambasadorja e SHBA-ve z. Kate Marie Byrnes, ministri për Transport dhe lidhje z. Blagoj Boçvarski dhe drejtori i
Ndërmarjes për Rrugë shtetërore, z. Ejup Rustemi.

Si një projekt madhor ky korridor përfshinë drejtë për drejtë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe ka ndikim në ekonominë e vendit.

“Korridori 8-të përfaqëson mundësi të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, qoftë nga pikëpamja politike pasi që ai do të bëjë të mundur që vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si një urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit. Ky projekt do të kalojë nëpër Tetovë, përmes Gostivarit, Kërçovës, Trebenishtës në Strugë e deri në Qafë Thanë”, ka deklaruar kështu pas nënshkrimit të Memorandumit, zëvendëkryeministri i parë z. Grubi.

Sipas tij, me këtë Memorandum mirëkuptimi parashikohet ristrukturimi i infrastrukturës ekzistuese por edhe ndërtime të reja.

“Korridori 8, është një nga dhjetë korridoret trans-evropiane të cilat janë paramenduar që të lehtësojnë shkëmbimin e mallrave dhe njerëzve midis vendeve të Bashkimit Evropian, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. Rëndësia e korridorit 8 lidhet ngushtë me rëndësinë e madhe që ka nga pikëpamja energjetike. Ai do të bën të mundur që përmes Detit Mesdhe të bëhen të kapshme burime të mëdha energjetike të Kaspikut. Duke pasur parasysh këtë fakt, rëndësia e këtij korridori është jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut në veçanti për ekonominë e vendit pasi që u mundëson kompanive qasje në tregjet evropiane”, është shprehur mes tjerave z. Grubi.

Me ndërtimin e Korridorit 8, qytetarët tanë që nga Qafë Thana e deri në Bllacë me Republikën e Kosovës apo edhe me kufijtë tjerë do të mund të lëvizin nëpër një autostradë moderne, kurse njëherësh po dëshmohet se e ardhmja ekonomike që ofron Korridori 8-të si një peisazh i ri që po shfaqet në Ballkan, do të dëshmojë se historia më e re e Evropës Juglindore do të kalojë përmes Shkupit.

Aktivitetet ndërtimore për Korridorin 8 do të fillojnë këtë vit, kurse tërë projekti pritet të përfundojë në vitin 2025.

Këtë e premtoi drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi.

Me nënshkrimin e memorandumit me kompaninë Bektel-Enka, është hapur rruga për miratimin e Ligjit i cili duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ligjin, siç thotë drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi në 10MINUTA është i bindur se do ta votojnë edhe deputetë e opozitës.

“Po, do të përgatitet Ligj i cili pastaj do të duhet të votohet në Parlament dhe shpresojmë dhe jemi të bindur se atë ligj do ta votojnë të gjithë deputetët, pa marrë parasysh se a janë të pozitës apo të opozitës”, tha Rrustemi. Lobi

Continue Reading

Previous: Bezhovska: Pritet inflacionit i lehtë në Maqedoninë e Veriut
Next: Deklarohet Enti: Nuk do të fillojë Regjistrimi në terren

Të ngjashme

Capture-8-750x430 Arrestohet pedofili 59 vjeçar! Është kërcënuar se do të përdhunojë dhe kidnapojë të mitura

Arrestohet pedofili 59 vjeçar! Është kërcënuar se do të përdhunojë dhe kidnapojë të mitura

Redaksia
Arsovska Arsovska: Ndihma u vonua me muaj, deputetët të mendojnë me përgjegjësi

Arsovska: Ndihma u vonua me muaj, deputetët të mendojnë me përgjegjësi

Redaksia
snopce-2-780x470 Snopçe: Gabimet në politikë nuk janë gabime drejtshkrimore të cilat mund të përmirësohen

Snopçe: Gabimet në politikë nuk janë gabime drejtshkrimore të cilat mund të përmirësohen

Redaksia

TË FUNDIT

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

EzmyxKfWUAgRlIV Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

2 Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin

Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.