Deve Bair: Ndalohen 3 shtetas bullgarë, tentuan të sulmojnë fizikisht policët

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Shkurt, 2023 19:27

Deve Bair: Ndalohen 3 shtetas bullgarë, tentuan të sulmojnë fizikisht policët

Në vendkalimin kufitar Deve Bair u ndaluan 3 shtetas bullgarë të cilët tentuan fizikisht të sulmojnë policët. Personat janë ndaluar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Rreth orës 12.45 në pikën kufitare Deve Bair ka ndodhur shkelje e rendit dhe qetësisë publike nga G.Z. (35), A.H. (50) dhe R.H. (54).

Shtetasit bullgarë të cilë tfillimisht janë sjellë verbalisht, paturpësisht dhe në mënyrë të pahijshme me fjalët më poshtëruese dhe më pas kanë tentuar të sulmojnë fizikisht policët që po kryenin veprime zyrtare, njofton MPB. Personat janë ndaluar dhe po punohet përz bardhjen e plotë të rastit, thuhet në njoftim.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Shkurt, 2023 19:27