Dezinfektimi nga ajri kundër mushkonjave, IShP: Nuk arrin në tokë, të ndryshohet strategjia

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:22

Dezinfektimi nga ajri kundër mushkonjave, IShP: Nuk arrin në tokë, të ndryshohet strategjia

IShP ka vlerësuar në bazë të një hulumtimi që të ndryshohet strategjia e veprimit për zhdukjen e mushkonjave në terren, sepse sipas tyre, ky aplikim shtrihet vetëm në pjesën ajrore dhe nuk arrin tek mushkonjat që janë afër njerëzve.

“Duhet të zgjerohet zona e trajtimit. Deri më tani në qytetin e Shkupit, janë trajtuar 5 mijë hektarë, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme është 30 mijë e ndoshta edhe më tepër hektarë, që do të thotë se duhet të përfshihet një sipërfaqe më e madhe dhe të ndërpritet dezinfektimi ajror i zonave të banuara. Dezinfektimi ajror është i mundur në terrene të pabanuara të paarritshme, por në këtë mënyrë nuk rekomandohet dezinfektimi parandalues, së pari sepse nuk është i suksesshëm, së dyti, shkatërron vetëm mushkonjat që ngjallen në verë, ato që nuk janë aktive dhe ato afër njerëzve.”, – deklaroi entomologia, Nikolina Sokollovska.

Sipas monitorimit të tyre, në vendin tonë aktualisht ekziston vetëm lloji i mushkonjës tigër. Ky është eventi i parë që mbahet në vend për kontrollimin e mushkonjave që janë shkaktarë të sëmundjeve tropikale dhe përhapjes së tyre.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:22

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare