Dhënia e shtetësisë së RMV-së Onishçenkos, Zyberi: Qindra të lindur në RMV, pa shtetësi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:46

Dhënia e shtetësisë së RMV-së Onishçenkos, Zyberi: Qindra të lindur në RMV, pa shtetësi

Dhënia e shtetësisë për një person i cili ka të kaluar të dyshimtë dhe mohimi i së drejtës për shtetësi të qytetarëve që kanë lindur në RMV është veprim absurd dhe i dëmshëm që drejtpërdrejt shkel të drejtat e qytetarëve. Kështu vlerëson avokati i popullit, Naser Zyberi, pas vendimit pozitiv që oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshcenko, i cili është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja, ka marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se Agjencia për siguri kombëtare në këtë rast ka vepruar me arshinë të dyfishtë për arsye se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që madje edhe kanë lindur në RMV deri më sot mbahen pa shtetësi për shkak se ky institucion nuk jep mendim pozitiv. Ka raste kur qytetarë të shtyrë në moshë mbi 70 vjet nuk verifikohen në afatin e paraparë ose i jepet mendim se paraqesin rrezik për sigurinë shtetërore të vendit dhe në anë tjetër pa verifikim jepet mendim pozitiv, madje me vendim të qeverisë për një person i cili ka të kaluar të dyshimtë.”,- deklaroi avokati i popullit, Naser Zyberi.

Një avaz të tillë, sipas Zyberit, autoritetet e kanë trashëguar prej më herët kur dhanë dokumente dhe pasaporta për persona me histori kriminele.

“Para disa kohësh u publikua se persona me rekorde kriminale, persona që janë nën hetime dhe ndjekje penale në vende të caktuara, në RMV marrin shtetësi, marrin dokumentacion duke përfshirë këtu dhe pasaporta, ndërsa qytetarët tanë vuajnë pasoja të rënda duke iu mohuar e drejta e shtetësisë dhe si rezultat i kësaj u mohohet e drejta në arsim ,mbrojtje shëndetësore, në punësim, e drejta në mirëqenie sociale etj.”,- u shpreh avokati i popullit, Naser Zyberi.

Sipas të dhënave të Qeverisë, Onyshenko kërkesën për shtetësi maqedonase e ka paraqitur në vitin 2021, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kanë dhënë Agjencia për Rini dhe Sport dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:46

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...