Dhoma sensorike në tre shkolla fillore të Çairit

Dhoma sensorike në tre shkolla fillore të Çairit

Kolegjiumi i Komunës së Çairit sot në mbledhje vendosi që në dy shkollat fillore “Liria” dhe “Hasan Prishtina” të instalohen dhoma sensorike për të mundësuar kushte më të mira për nxënësit me pengesa në zhvillim.

Dy dhomat sensorike, siç thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit, bashkë me atë të shkollës fillore “Imri Elezi” e cila është në përfundim e sipër, do të mundësojnë zhvillim më të lehtë dhe bashkëkohor të procesit arsimor për fëmijët me pengesa në zhvillim, si dhe lehtësim të punës së mësimdhënësve në këto shkolla.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 20:37

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA