Dhomë e posaçme për të gëzuar të moshuarit

Desk
By Desk November 12, 2020 22:43

Dhomë e posaçme për të gëzuar të moshuarit

Pas më shumë se 6 muajve pa kontakte njerëzore, pacientët e moshuar nuk mund të ishin më të lumtur pasi morën përqafime dhe puthje nga të afërmit e tyre, në një qendër për të moshuarit në veri të Italisë.

Një dhomë e posaçme për përqafimet u ngrit për t’i ofruar siguri të dyja palëve nga infektimi me Covid-19. Stafi i qendrës Domenico Sartor në Castelfranco Veneto, në rajonin e Trevizos, organizoi një sërë zonash përqafimi, me plastikë të lakueshme për përqafim në të gjithë trupin dhe një tjetër që ofronte thjesht mundësinë për të prekur duart.

Kontakti, edhe pse i mbrojtur, me të afërmit, gëzoi të gjithë të pranishmit. Stafi i qendrës për të moshuarit kuptoi se po bëhej gjithnjë e më e rëndësishme që pacientët të kishin kontakt me të dashurit e tyre. Shumica nuk kishin marrë asnjë përqafim që prej muajit mars, kur Covid-19 mbërtheu veriun e vendit.

Mbrojtja nga virusi u bë e papërballueshme, me të moshuarit që ndiheshin gjithnjë e më të dëshpëruar dhe në mall për familjarët. Tani që përqafimet dhe shtrëngimi i duarve është rikthyer në menu, gëzimi ka përfshirë të gjithë qendrën./a2

Desk
By Desk November 12, 2020 22:43