Dhuna policore rrezikoi jetën e gazetarëve gjatë raportimit në Tiranë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:13

Dhuna policore rrezikoi jetën e gazetarëve gjatë raportimit në Tiranë

Policia e Shqipërisë përsëriti një tjetër shfaqje dhune kur një efektiv shtyu gazetarët dhe operatorët që raportonin në terren.

Gazetarët dhe operatorët (kameramanët) u dhunuan në një zonë në malin e Dajtit në Tiranë ku u gjet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha i zhdukur prej thuajse 15 ditësh, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika. Pa kurrfarë arsyeje, efektivi i policisë që pretendohet të ishte në përmbushje të detyrës pa përdorur as sharje dhe as dhunë, i shtyu gazetarët e televizionit “Top Channel” kur qëndronin në anën e duhur të shiritit ndalues të rrethimit të zonave në mbikqyrje të vendngjarjes. Gazetarja Anila Hoxha dhe operatori Endri Kurti të televizionit “Top Channel” si dhe një tjetër operator i televizonit “ABC News” nga e shtyra pa asnjë shpjegim e efektivit policor u rrëzuan në një rrëpirë që mund t’u rrezikonte jetën. E shtangur nga dhuna e shtetit me uniformë, kolegia Anila Hoxha iu drejtua efektivit me fjalët: “Polic je ti ore? Çfarë je ti more?! Shtyn gazetarët si injorant! Nuk të vjen turp! Nuk e keni fajin ju! Fajin e kanë ata që ju mbajnë në punë! Do të të denoncoj”!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:13
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.