Dhunimi i të miturve, 100 pedofilë enden rrugëve të Shqipërisë të lirë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 22:39

Dhunimi i të miturve, 100 pedofilë enden rrugëve të Shqipërisë të lirë

Të miturit janë më të ekspozuar për të qenë viktimë të dhunës. Frika e paragjykimit dhe e fajit, ndikon tek ta që të stepen për denoncimin e dhunuesit. Shumë të mitur, thonë psikologët e kanë të vështirë t’u tregojnë dhe familjarëve të tyre, pasi nuk gjejnë përkrahje.

“Të miturit si meshkuj dhe vajzat janë më të predispozuarit për t’u abuzuar nga një i rritur sepse është pushteti mbi dhe manipulimi psikologjik që bëjnë të rriturit dhe kjo e bën fëmijën një pre të lehtë. Fillon me një prekje në zonat intime të të rriturit e më pas kalon tek fëmija….Kur një fëmijë thotë që është abuzuar, familja pyetjen e parë që i drejton është çfarë bëre ti që të ngacmoi dhe e dyta është mos fol se është turp. Në rastin kur ai raporton është presioni i opinionit, ku gjykohet viktima se diçka ka bërë që pse i ndodhi kësaj dhe jo fëmijëve të tjerë”, shprehet Adelina Pjetra, psikologe.

Shoqëria drejton gishtin drejt viktimës dhe familjes së saj, duke justifikuar dhunuesin. Shumë qytetarë të pyetur nga Euronews Albania për këtë çështje shprehen se “familja duhet të edukojë vajzat” pasi sipas tyre “e gjitha nis nga familja”.“Ne kemi një problem në edukimin e fëmijëve si shoqëri, si prind, i mësojmë se duhet të ruhen nga rruga, kryqëzimi. Por nuk i kemi mësuar kufijtë e turpit të tyre, të tjerë nuk kanë të drejë ti prekin në zona intime ashtu si edhe ata nuk e kanë këtë të drejtë për ta bërë ndaj të tjerëve”, thotë psikologia.

Ne nuk e dimë sa të sigurte janë fëmijët tanë aq kohë sa dhunuesit enden rrugëve.

“Autorë të krimeve seksuale me fëmijët, ata që ne i quajmë pedofilë janë 100 persona në Shqipëri që e kanë përfunduar dënimin e tyre dhe në këtë mënyrë janë njerëz që janë absolutisht të lirë dhe enden rrugëve. Probemi është se si ta kuptojmë dhe ta dinë që ai ka marrë një shtëpi me qira apo ka blerë apartament në lagjen tonë dhe të jemi të kujdesshëm”, shprehet Iris Luarasi, aktiviste.

Fëmijët që kanë përjetuar dhunë seksuale, rrezikojnë që në të ardhmen të vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor, si ankthi, depresioni, etj./Euronews

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 22:39

28
Nën
Çmimi i benzinave ulet për 2 denarë, ndërsa i naftës për 1,5 denarë, përcjell TV21....
28
Nën
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në emrin e tij dhe në emër të deputetëve...
28
Nën
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka lëshuar urimin e tij për 28 néntorë. Në urimin...
28
Nën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka lëshuar urim me rastin e Ditës...