Dhunuesit e vajzës nga Shtipi dënohen më nga 2.5 vite burg

Desk
By Desk April 30, 2020 20:17

Dhunuesit e vajzës nga Shtipi dënohen më nga 2.5 vite burg

Dy të rinjtë e Shtipit që e rrahën një vajzë pak kohë më parë janë dënuar me nga dy vite e gjysmë burg. Vendimin e shpalli Gjykata Themelore e Shtipit për veprën penale “dhunë”.

Ata kanë të drejtë ankimimi ndërsa vendimin e plotfuqishëm do ta presin në paraburgim në burgun e Kumanovës. Në fillim të gjykimit, të dytë e pranuan fajin. Ndryshe, vajza u rrah në janar në hyrje të një ndërtese në Shtip ndërsa dy të rinjtë u arrestuan nga policia pasi incizimi i tyre u publikua nëpër rrjetet sociale.

Alsat

Desk
By Desk April 30, 2020 20:17