Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Diaspora pjesë e pandashme e regjistrimit

Diaspora pjesë e pandashme e regjistrimit

Redaksia

Dhjetëra ankesa dhe shqetësime kanë shprehur mërgimtarët në Alsat pas deklaratave të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, se diaspora do të evidentohet dhe nuk do të regjistrohet. Mërgimtarët kërkojnë sqarime nga institucionet se çfarë do të ndodhë me regjistrimin dhe si do të përfshihen në listën e regjistrimit, çfarë do të ndodhë me pronën e tyre për të cilat posedojnë fletë pronësi.

Është shqetësuese, për shkak se pengon tek njerëzit… Ne i kemi pronat tona atje, jemi të atij vendi, kemi familjarët tonë atje. Duhet të kenë kujdes për deklaratat që i japin në media – deklaroi Përparim Sabriu, mërgimtar.

Enti shtetëror për Statistika qetëson diasporën. Zëvendësdrejtori i Entit, Ilmi Selami thonë se ligji është i qartë, se sikur popullata rezidente ashtu diaspora do të regjistrohen. Qëndrimet e Mickevskit i ka quajtur politike.

Le të rrinë të qetë qytetarët. Ligji e thotë se edhe diaspora edhe popullsia brenda, ata regjistrohen dhe gjithmonë sipas ligjit do të numërohen si të tillë. Rezultatet do të dalin si të regjistruar jo si të evidentuar. Mickovski mund të bëjë evidentimin e anëtarëve të partisë së tij, të bëj evidentime të personave të ndryshëm e të gjërave të ndryshme. Por ajo që ka të bëjë me regjistrimin është se të dy këto kategori regjistrohen – u shpreh Ilmi Selami, Enti shtetëror për Statistika.

Në mbështetje të Entit të Statistikave ka dalë edhe, kryeministri Zoran Zaev, i cili deklaroi se Mërgata regjistrohet.

Nuk është në rregull që diaspora të na duhet atëherë kur duhet të na votojnë, e të mos na duhet kur na jep para, kur duhet ta regjistrojmë, kur u ndihmon amvisërive. Diaspora është popull i yni. Sot është jashtë, nesër do të jetë këtu. Mundet që nesër dikush prej nesh të jetë jashtë, ndërsa diaspora do të jetë këtu. Ai është populli ynë. Ne e regjistrojmë të gjithë popullin tonë pa dalim nëse është në shtëpi ose jashtë – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Edhe Ligji për Regjistrim për vitin 2021 por edhe metodologjia, e shpjegojnë qartë se popullsia jorezidente regjistrohet. Madje në Ligjin për regjistrim nuk ndodhet fare fjalia evidentim. Neni 6 i ligji për regjistrim saktëson qartë: Në Regjistrim do të përfshihen:

Neni 6 (Ligji për Regjistrim)

  1. Personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa marrë parasysh nëse në momentin e Regjistrimit gjenden në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë vendit,
    – shtetas të huaj që qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me leje qëndrimi dhe
    – personat pa shtetësi që në momentin e zbatimit të Regjistrimit janë hasur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
  2. Amvisëritë të personave nga paragrafi 1 i këtij neni;
  3. Banesat dhe hapësirat tjera të banuara.
    Në pikën 5 të Metodologjisë për Regjistrim, potencohen qartë tre kategori të cilat përfshihen në regjistrimin e vitit 2021.
    Popullsia e plotë rezidente.
    Popullsia jo e plotë rezidente.
    Popullsia e plotë e regjistruar, e cila do të jetë kategoria që do I përshijë në një vend të gjithë qytetarët e regjistruar, pa dallim nëse janë rezident, ose diasporë./Alsat

Continue Reading

Previous: Regjistrohen 50 viktima dhe 1.320 raste të reja me Covid-19
Next: Matura shtetërore, UNSHM kërkon edhe një afat për provim

Të ngjashme

174548565_211045560786091_7911548569966256199_n Ministri Arijanit Hoxha gjobitet me 300, ja pse

Ministri Arijanit Hoxha gjobitet me 300, ja pse

Redaksia
174146248_903910417053516_5661380948160609010_n U akuzua se si ministër për 6 muaj ka harxhuar 22.000 euro, Hoxha: Kam harxhuar vetëm 40.000 denarë

U akuzua se si ministër për 6 muaj ka harxhuar 22.000 euro, Hoxha: Kam harxhuar vetëm 40.000 denarë

Redaksia
Screenshot_20210416-201355_Facebook-696x468-1 Etnia në letërnjoftime/ Hoxha tregon se kur do të bëhet realitet

Etnia në letërnjoftime/ Hoxha tregon se kur do të bëhet realitet

Redaksia

TË FUNDIT

astrazeneca-780x470-1-1-750x430 AstraZeneca, vaksina më e përdorur në botë

AstraZeneca, vaksina më e përdorur në botë

174548565_211045560786091_7911548569966256199_n Ministri Arijanit Hoxha gjobitet me 300, ja pse

Ministri Arijanit Hoxha gjobitet me 300, ja pse

174146248_903910417053516_5661380948160609010_n U akuzua se si ministër për 6 muaj ka harxhuar 22.000 euro, Hoxha: Kam harxhuar vetëm 40.000 denarë

U akuzua se si ministër për 6 muaj ka harxhuar 22.000 euro, Hoxha: Kam harxhuar vetëm 40.000 denarë

dua-lipa-lede-1024x576-1-780x470 Një tjetër çmim për Dua Lipën, sukseset e këngëtares nuk kanë të ndalur

Një tjetër çmim për Dua Lipën, sukseset e këngëtares nuk kanë të ndalur

Screenshot_20210416-201355_Facebook-696x468-1 Etnia në letërnjoftime/ Hoxha tregon se kur do të bëhet realitet

Etnia në letërnjoftime/ Hoxha tregon se kur do të bëhet realitet


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.