Digjitalizimi kërcënon me zhdukje profesionin e fotografit

Desk
By Desk March 8, 2020 16:33

Digjitalizimi kërcënon me zhdukje profesionin e fotografit

Fotografia. Ajo për të cilën dikur pritej radhë nëpër foto studio për të printuar ca, për t’i pasur si kujtim, tani thuajse ka humbur fare. Fajet i kanë telefonat e mençur, thonë fotografët.

Është e vërtetë se digjitalizimi e ka bërë punën e vet. Mbase jo qind për qind. Njerëzit kur pësojnë djegie të telefonit apo hard diskut nga 2000-3000 foto, ngelen pa asnjë. Albumi është album, ka lezetin dhe shijen e vete. Tash vijnë bëjnë një apo dy fotografi dhe është e vërtetë se printimi ka rënë tej mase – tha Adnan Abdullahu, fotograf.

Qytetarët e anketuar, kishin harruar se kur për herë të fundit kishin printuar fotografi. Disa prej tyre madje tregojnë edhe për përvojat e hidhura me humbjen e fotove nga celulari.

“Vitin e shkuar printova për dokumente sepse më tepër tash në telefon i kemi. Por telefoni prishet ose i ndërrojmë kartelat dhe shumë fotografi që kam pasur i kam humb. Unë kam fotografi zakonisht nga vitet e hershme me print dhe i kam shkruar edhe vitet pra ditën muajin vitin dhe kam album që para dhjetë vitesh e këndej”.

“Unë kam printuar shpesh përpara ama herën e fundit ndoshta para tre vjetësh gjatë udhëtimit. Por fotografia është fotografi s’ka zëvendësim sepse mbetet për gjenerata të tëra, të tjerat gjitha humben”.

Të vetmet printime fotografish që bëhen, janë ato të dasmave dhe shkollave, thotë Abdullahu.

Makina për herë të fundit është ndez diku në fund të gushtit të vitit të shkuar dhe tani pritet të ndizet me fotografimin e studentëve dhe nxënësve. Edhe shteti na ka dëmtuar me të madhe, kur i mori gjitha fotot e dokumenteve personale dhe ne u dëmtuam me çka sipas informatave të mija, mbi 400 fotograf në Maqedoni kemi ngel pa pune -tha Adnan Abdullahu, fotograf.

Digjitalizimi i fotografisë, ka ndikuar po ashtu edhe në mbylljen e disa fotostudiove në qytetin e Tetovës, cilat tanimë janë kthyer në foto studio digjitale, që shkrepin por edhe dorëzojnë fotografitë në mënyrë digjitale.

Desk
By Desk March 8, 2020 16:33