Digjitalizimi nxitë rritjen e shpejtë ekonomike

Desk
By Desk March 5, 2020 19:37

Digjitalizimi nxitë rritjen e shpejtë ekonomike

Edhe kryetari i OEM-së, Branko Azeski, llogarit që për përmirësimin e ambientit ekonomik në vend, janë të rëndësishme çështjet e lidhura me lehtësimin e qasjes deri te financat, mbështetja nga aspekti i zhvillimit të aftësive përkatëse, specializimi, digjitalizimi i prodhueshmërisë dhe qasja deri te tregjet globale.

Me digjitalizimin e të gjitha segmenteve, duke filluar nga teket e thjeshta ekonomike, deri te digjitalizimi i tërësishëm i procedurave administrative dhe nxjerrjen e dokumenteve, si dhe vendosjen e metodave moderne që i mundëson procesi digjital, janë hapa të mundshme më të mëdhenj të rritjes ekonomike, konsiderojnë ekspertët. Edhe biznes-forumi e sheh përparësinë e digjitalizimit, si në përmirësimin e punës së bizneseve të tyre, ashtu edhe në përfitimet nga digjitalizimi i shërbimeve të cilat i sigurojnë institucionet shtetërore. Ministrja e Financave, Nina Angelovska, thotë se për rritje të ekonomisë, gjegjësisht që sektori privat të jetë shtytës i rritjes, është e nevojshme administratë efikase.

“Vetëm me digjitalizim, besoj që është e mundshme departizimi dhe administrata efektive. Proceset digjitale do ta heqin faktorin e njëanshëm njerëzor në sjelljen e vendimeve, rregullave të organizuara dhe të qarta, ajo është edhe vendosja për ballafaqimin me korrupsionin, për produktivitet të rritur dhe rrethinë më të mirë për udhëheqjen e biznesit”, theksoi Angelovska, ndërsa ka shtuar se potenciali i vendit tonë është në mundësi për ndryshim të shpejtë në fleksibilitetin e ekonomisë. “Digjitalizimi mund ta ndryshojë shpejtësinë e punës së tërësishme operative në ekonomi. Teknologjia e drejtë, së bashku me metodologjinë e drejtë, ka potencial t’i sjell ndryshimet që na duhen. Mund të zhvillohemi sipas modeleve dhe praktikave më të mira, ndërsa besoj që edhe ne vet mund të jemi shembull për vendet tjera. Duhet të përpiqemi të bëhemi digjital si Estonia, të jemi të orientuar ndaj teknologjive, sektor që sjell deri 40% në rritjen e BDP, si Izraeli, të jemi me kapital njerëzor të zhvilluar sa Singapori, të kemi arsim si Finlanda, të kemi shëndetësi si Zvicra”, u shpreh ministrja.

Eksporti i IKT-shërbimeve ka potencial të madh dhe ai mund të jetë fije për zhvillimin e ardhshëm të Maqedonisë, ndërsa deri në shfrytëzimin e tij maksimal mund të arrihet me ndërtimin e infrastrukturës digjitale të klasës së parë dhe lidhjen e saj rajonale, si dhe me sigurim të arsimit kualitativ. Ministrja Angelovska potencon që shumë procese janë të pandryshueshme, shfrytëzohet shumë letër, shumë procedura administrative, punë manuale, e cila mund të zëvendësohet me disa klikime, ndërsa resurset të lirohen për punë më të rëndësishme dhe më produktive. “Me E-tregtinë hapen mundësi të reja për vendet në zhvillim, për rritjen e kompanive vendore, veçanërisht kompanitë e vogla dhe të mesme. Për shembull, në vend LON-prodhueshmërisë, e cila dominon te kompanitë vendore të tekstilit, ato produktet e tyre mund t`i plasojnë drejtpërdrejt deri te blerësit përfundimtar online. Por që të shfrytëzohen mundësitë, janë të nevojshme kapacitete dhe aftësi. Edhe këtu shteti duhet ta luajë rolin e saj që të ju jep krahë kompanive vendore, të shtojnë vlerë dhe rëndësi në produktet e tyre dhe t`i plasojnë në tregjet e huaja. Është i madh potenciali për shtimin e rëndësisë edhe në bujqësi me modernizim të proceseve dhe kyçje të sipërmarrësve për prodhueshmëri të produkteve finale me rëndësi të shtuar”, përfundon Angelovska.

Përparësitë nga digjitalizimi dhe përfitimet nga vet procesi veçse ndjehen në shtetin fqinj Serbi, ku, sipas fjalëve të kryeministres Ana Bërnabiq, digjitalizimi është zgjedhje që jep potencial më të madh për rritje, është burim për rritje dhe konkurrencë në treg, por që në të njëjtën kohë është edhe mënyrë për afrim ndaj shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian. “Digjitalizimi është revolucioni i katërt industrial dhe siguron spektër të gjerë të mundësive për ekonomitë, siç është ajo serbe. Të gjithë duan të dëgjojnë çfarë bëri Serbia në tre ose katër vitet e fundit në përparimin teknologjik. Serbia njihet si një vend i guximshëm, aty ku ka filluar digjitalizimi, gjë që nuk është e zakontë për Serbinë”, tha ditë më parë Bërnabiq. Sipas asaj, digjitalizimi është çelësi i suksesit të Serbisë, e cila përmes këtij procesi mund ta shfrytëzojë të gjithë potencialin e saj. Ajo njëherësh ka theksuar që rezultatet nga mundet e mëparshme për zhvillim të digjitalizimit në Serbi vërtetohen me faktin që eksporti i IKT-shërbimeve është më i madh se të gjitha industritë tjera, përfshirë edhe bujqësinë, industrinë e automobilave dhe makinerisë.

“IKT-sektori ka rritje të madhe çdo vit. Normat e tyre të rritjes tejkalojnë 20, por edhe 30 përqind në tre vitet e fundit”, theksoi Bërnabiq. Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, llogarit që për përmirësimin e ambientit ekonomik në vend, janë të rëndësishme çështjet e lidhura me lehtësimin e qasjes deri te financat, mbështetja nga aspekti i zhvillimit të aftësive përkatëse, specializimi, digjitalizimi i prodhueshmërisë dhe qasja deri te tregjet globale. “Në atë drejtim janë edhe përpjekjet e biznes-komunitetit për lehtësim në fazën e doganimit të tejkalimeve kufitare përmes thjeshtësimit dhe uljes së numrit të dokumenteve, shkëmbimit elektronik të të dhënave mes shërbimeve doganore, përputhje e tërësishme të rregullativës përmes eliminimit të barrierave administrative, të cilat e pengojnë kalimin e shpejtë të mallrave dhe shërbimeve mes vendeve të Ballkanit perëndimor”, ceku Azeski. (koha.mk)

Desk
By Desk March 5, 2020 19:37