Digjitalizimi, rritet interesimi për tregti elektronike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 25, 2019 19:25

Digjitalizimi, rritet interesimi për tregti elektronike

Digjitalizimi ka bërë që interesimi për tregtinë elektronike të rritet çdo ditë e më shumë.

Ky lloj i tregtisë po rritet me hapa të shpejta edhe në vendin tonë. Përderisa në vitin 2011 qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë harxhuar 930 mijë euro për porosi online, këtë vit kjo shifër ka shkuar në 84 milion euro. Këtë vit numrat janë më të mirë në krahasim me vitin e kaluar.

“Rritja është e vërejtur edhe në shifrat. Përkatësisht, madhësia në të cilën është rritur tregtia elektronike me 84 milion euro të shpenzuara në vitin e parë të këtij viti, paraqet rritje prej 16% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”,- tha Sekretari Gjeneral i Asociacionit të E-tregtisë, Viktor Stojkovski.

E ardhmja e zhvillimit dhe rritjes ekonomike është pikërisht te tregtia elektronike, thonë autoritetet. Ata paralajmërojnë edhe përmirësimin e kushteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Nevojë kyçe është që të kemi partneritet cilësor dhe qasje bashkëpunuese ndërmjet qeverisë, organizatave joqeveritare, sektorit privat, akademisë, të cilët ndikojnë në krijimin e kapaciteteve, sepse E-tregtia e ka kaluar tregtinë e thjeshtë që moti. Pra, tregtia digjitale është tregtia elektronike. Është sfidë për të gjitha vendet, mirëpo ofron mundësi të mëdha për rritjeje”,-deklaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska.

“E kemi lëshuar në përdorim regjistrin elektronik të popullsisë, i cili është themeli i identitetit elektronik të qytetarëve, me çka ata shumë më lehtë do të munden të realizojnë çdo lloj të shërbimeve elektronike, ta aktivizojnë identitetin e tyre elektronik dhe më lehtë të jenë aktivë në tregtinë elektronike”,- tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

“Me marrjen e përfaqësueseve të nënkomitetit të doganave në kuadër të CEFTA-s, planifikojmë të propozojmë marrëveshje të re rajonale për rregullimin e tregtisë elektronike. Vlerësojmë se ajo do t’i mundësojë zhvillim ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me çka do tua lehtësoj qasjen deri te tregjet rajonale”,- u shpreh drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Gjoko Tanasovski.

Mbi 450 përfaqësues diskutuan rreth risive të tregtisë elektronike në konferencën përvjetore që e organizon Asociacioni për Tregti Elektronike.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 25, 2019 19:25