Dikur ishte e vështirë të gjeje një punë, tani është e vështirë të gjesh punëtorë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 21:34

Dikur ishte e vështirë të gjeje një punë, tani është e vështirë të gjesh punëtorë

Dikur ka qenë e vështirë të gjesh punë, ndërsa sot është e vështirë të gjesh punëtorë, thonë njohës të tregut të punës. Nuk ka fuqi punëtore në vendet evropiane, por nuk ka as në Maqedoni. Eksodi i punëtorëve është i përhershëm. Stafi që po largohet është pothuajse nga të gjitha profilet, me kualifikim të lartë dhe gjithashtu të ulët. Bukfalisht kërkohet gjithçka, përveç politikanëve, thonë agjentët për punë jashtë vendit, përcjell FLAKA.

Fuqia punëtore nga Maqedonia zakonisht migron për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, të ardhurave të ulëta, mungesës së perspektivës tek të rinjtë që e kërkojnë të ardhmen e tyre diku jashtë. Gjermania kryeson në rekrutimin e punëtorëve, pra duke thjeshtuar procesin e punësimit, e ndjekur nga vendet skandinave.

Një trend i tillë mund të ketë shpejt një efekt katastrofik në tregun maqedonas të punës dhe për këtë arsye qeveria duhet të hartojë një strategji.

Vlerësimet janë se vetëm në dhjetë vjet Gjermania do të ketë një mungesë prej shtatë milionë punëtorësh, nëse kjo gropë nuk mbushet rregullisht me fuqi punëtore të importuar. Aktualisht janë 1.7 milionë vende të lira pune të publikuara atje. Agjencia gjermane e punës regjistron mungesë të fuqisë punëtore në 148 profesione dhe 122 të tjera janë në rrezik. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 21:34