Dimitrievski: Do të ofrojmë politika dhe kuadro të reja

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shtator, 2022 18:58

Dimitrievski: Do të ofrojmë politika dhe kuadro të reja

Një nga prioritetet tona do të jetë lufta e pakompromis kundër korrupsionit, rritje më e lartë ekonomike dhe alternativa për pavarësinë energjetike të shtetit, thotë kryetari i Kumanovës.

Lëvizja civile që do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ofrojë politika të reja realiste me potencial të ri kuadro në nivel shtetëror në të gjitha qytetet dhe komunat, thotë kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski në një deklaratë për të përjavshmen “Fokus”.

– Do të ketë vend për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në realizimin e tyre, por në radhë të parë njerëz nga teoria dhe praktika, pa përvojë të mëparshme në veprim politik dhe shoqëror. Një nga prioritetet tona do të jetë lufta e pakompromis kundër korrupsionit, rritja më e lartë ekonomike dhe alternativat për pavarësinë energjetike të shtetit – thotë Dimitrievski.

Ai tregon se i gjithë koncepti do të ndjek shembullin e iniciativës qytetare “Për Kumanovën tonë”. Siç sqaron ai, fillimisht do ta shumëfishojnë edhe në qytete të tjera të vendit, e më pas do të jenë nismëtarët e formimit të lëvizjes.

– Deri më tani nuk kam diskutuar për bashkëpunime të mundshme dhe për formimin e aleancave të ardhshme, ne planifikojmë të jemi në radhë të parë në shërbim të qytetarëve, në asnjë rast të partive politike, e më së paku të individëve. Qytetarët në tri dekadat e fundit nuk kanë ndier ndonjë përfitim të madh nga partitë, përveç aferave të panumërta dhe varfërimit të papritur – thekson Dimitrievski.

Pasi nuk e mori mbështetjen e LSDM-së për mandatin e dytë për kryetar komune, Dimitrievski mori pjesë në zgjedhjet e fundit lokale dhe fitoi si kandidat i pavarur, ndërsa paralajmëron pjesëmarrjen edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shtator, 2022 18:58

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...