PËRDITËSUAR: Dimitrievski: Lus shqiptarët të na kuptojnë, propozimi francez na shkeli si popull!

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 5 Gusht, 2022 11:35

PËRDITËSUAR: Dimitrievski: Lus shqiptarët të na kuptojnë, propozimi francez na shkeli si popull!

Kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në “Click 21” tha se propozimi francez për heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave për aderim në BE ka shkelur dinjitetin e popullit maqedonas. Dimitrievski kërkoi nga shqiptarët që të kuptojnë gjendjen në të cilën gjenden maqedonasit.

“Ne Maqedonasit me këtë 2 gusht nuk ishim të lumtur, me gjithë atë që ndodhte në vazhdimësi, me të gjitha ato lëshime që u bënë, propozimi francez i pavend, në të cilin e pamë që në përgatitje kanë marrë pjesë edhe presidenti edhe kryeministri ynë. propozimi francez na shkeli, na shkeli si popull. Na shkeli krenarinë dhe dinjitetin. Unë i lus dhe kërkoj nga bashkëqytetarët shqiptarë që të na kuptojnë se në çfarë gjendje jemi”, tha mes tjerash Dimitrievski.

Dimitrievski: Në Jugosllavi ishim në një federatë të fuqishme, Bullgaria priste me qetësi

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski në “Click 21” kritikoi propozimin francez. Ai tha se Bashkimi Evropian duhej të kishte qasje më të ashpër ndaj Bullgarisë, ndërsa tha se me këtë propozim, çështja bilaterale e njëanshme po shndërrohet në problem më të madh.

“Paramendoni, do të vijë dikush nga Brukseli, nga Belgjika të bisedojë për kontestin bilateral mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, që është i njëanshëm, pse kjo nuk ndodhte në të kaluarën në Jugosllavi, sepse ishim në një federatë të fuqishme, ku qartë i ishte treguar palës bullgare se negacionet e tyre në thelb janë kërcënime të drejtpërdrejta në integritetin territorial në bashkësinë në shtetin e atëhershëm, dhe Bullgaria u tërhoq dhe priste me qetësi”, tha mes tjerash Dimitrievski.

Dimitrievski: LSDM do të bëhet sërish parti serioze

Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski në “Click 21” mohoi se është në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Ai theksoi se portale të afërta me pushtetin po mundohen ta paraqesin se ai është i afërt me partinë e Mickoskit.

Dimitrievski tha se do ta rrëzojë pushtetin aktual, me qëllim ngritjen e ish partisë së tij, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

“Unë do ta rrëzoj pushtetin, ndërsa një ditë LSDM do të ngritët dhe do të jetë sërish parti serioze shtetbërëse, e jo kjo që është sot, lidhëse e partive të vogla që i udhëheqin qendra të caktuara”, tha Dimitrievski.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 5 Gusht, 2022 11:35