Dimitrievski paralajmëron formimin e një partie të re politike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:09

Dimitrievski paralajmëron formimin e një partie të re politike

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në emisionin ka deklaruar për TV 24 se së bashku me bashkëmendimtarët e tij ka për qëllim të formojë një lëvizje të re politike, me të cilën do të merrnin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend. Dimitrievski madje tha se statusi i tij në LSDM është shumë i paqartë, sipas tij nga LSDM ende nuk e dinë nëse ai është apo jo anëtar i tyre.

“Ende zyrtarisht jam anëtarë i LSDM-së, edhe pse ata ende edhe vet nuk e dinë a jam apo nuk jam anëtar i tyre. Një ditë thonë se do të kthehet, tjetrën ditë thonë se e kemi përjashtuar. Një ditë më thirrin, tjetrën ditë heqin dorë, më kritikojnë, organizojnë protesta etj. Një udhëheqësi lokale politike, tjetra udhëheqësi qendrore politike, tjetra politika të liderit etj. Një orkestër. Nuk kam qëllim të kthehem në LSDM sepse kam qëllim që me bashkëmendimtarët të formojmë një lëvizje politike për qytetarët në Maqedoni e cila në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të fitojë në mënyrën më demokratike”, ka paralajmëruar Dimitrievski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:09