Dimitrov-Bregu: Vendet nga Ballkani Perëndimor, bartës të vendimeve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 21, 2020 13:24

Dimitrov-Bregu: Vendet nga Ballkani Perëndimor, bartës të vendimeve

Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB), Majlinda Bregu, e cila qëndron për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Siç kumtoi SÇE, në takimin u bisedua për planin e aktiviteteve të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, me theks në prioritetet gjatë periudhës së ardhshme, të cilat janë në drejtim të lehtësimit, promovimit dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal, e janë me qëllim të evropeizimit të rajonit.

Zëvendës kryeministri Dimitrov theksoi se në periudhën që vijon, Qeveria mbetet e përkushtuar në agjendën evropiane në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me fokus në bashkëpunimin rajonal, segment jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin e evropeizimit të rajonit.

“Që bashkëpunimi rajonal të jetë i suksesshëm, vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të jenë bartës të vendimeve dhe të përgjegjësisë. Angazhimi i përbashkët me Këshillin Rajonal për Bashkëpunim për zvogëlimin e heqjes përfundimtare të roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga beneficionet e drejtpërdrejta për qytetarët e rajonit”, porositi Dimitrov.

Bashkëbiseduesit e potencuan rëndësinë për lidhje të papenguar të rajonit në disa sfera, që posaçërisht erdhi në shprehje me kufizimet e shkaktuara nga pandemia. Janë shqyrtuar edhe planet për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara të KRB-së për bashkëpunim të thelluar në sferën e vetme ekonomike në rajon, të bazuar në katër liritë e BE-së dhe Agjencës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 21, 2020 13:24