Dimitrov dhe Duxhak biseduan për ndihmën që do ta ofrojë KB-ja për plan gjithpërfshirës zhvillimor të vendit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:58

Dimitrov dhe Duxhak biseduan për ndihmën që do ta ofrojë KB-ja për plan gjithpërfshirës zhvillimor të vendit

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot u takua me Koordinuesen rezidente të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak.

Në takim, siç kumtoi SÇE, u bisedua për ndihmën të cilën Kombet e Bashkuara do ta ofrojnë për plan gjithpërfshirës afatgjatë zhvillimor të Maqedonisë së Veriut.

“Ndihma nga Kombet e Bashkuara si partner i ynë i vazhdueshëm në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe inkluziv, na jep të drejtë të konsiderojmë në bashkëpunimin e përforcuar edhe në fushën e qëllimeve reformuese të cilat dalin nga prioritetet nacionale”, theksoi Dimitrov.

Potencoi se marrëdhëniet e thelluara në të ardhmen do t’i përfshijnë të gjithë faktorët relevantë në nivel nacional dhe lokal, organizatat joqeveritare, donatorët, sektorin privat dhe medial, si në procesin e planifikimit, ashtu edhe gjatë implementimit.

Zëvendëskryeministri Dimitrov u falënderua për reagimin e shpejtë të të gjitha agjencive të KB-së në vend, në kontekst të përballjes me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:58