Dimitrov: Është e drejtë të pritet që këtë vit t’i fillojmë negociatat me BE-në

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 22:04

Dimitrov: Është e drejtë të pritet që këtë vit t’i fillojmë negociatat me BE-në

Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i marrë 69 milionë euro nga BE-ja për ballafaqim me gjendjen me koronavirusin, kumtoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Prej këtyre, tre milion janë mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, 50 janë për rimëkëmbjen ekonomike, katër janë për nevoja mjekësore më urgjente në luftën me koronavirusin, 12 për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ministri i Punëve të Jashtme në pjesëmarrjen në emisionin Top tema në Tv Telma.

Ai vlerësoi se ky gjithashtu është mesazh i rëndësishëm në kuptimin e solidaritetit evropian prej BE-së, që sot dha rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Vendimin për fillimin e negociatave që e solli sot Këshilli, e vlerësoi si lajm të mirë dhe shumë serioz.

“Tani ne nuk mund ta pranojmë siç duhet pasi kemi brengë më të madhe, megjithatë do të përballemi me të, ndërsa ky është një proces që na garanton të ardhme evropiane dhe përfundimisht të garojmë me shtetet e tjera në proceset reformuese”, deklaroi Dimitrov.

AI theksoi se pret sivjet të fillojnë negociatat inkuadruese.

“Ne këtë vendim e merituam edhe në vitin 2019 edhe në qershor të vitit 2019 edhe në tetor të vitit 2019. Mendoj se është e ndershme të pritet ne ta fillojmë këtë vit të negociatave inkuadruese me konferencën e parë ndërqeveritare. Nëse arrin komisioni këtë ta bëjë në qershor menjëherë më pas do t’i fillojmë, megjithatë paparashikueshmëria me koronavirusin ndikon edhe tek ne, ndikon edhe në BE. E rëndësishme është se barrikadimi i madh është pas nesh dhe se ne depërtuam”, theksoi Dimitrov.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 22:04