Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Dimitrov: Me përkthimin e të drejtës së BE-së në gjuhë maqedonase krijuam trashëgimi për të ardhmen e brezave tanë

Dimitrov: Me përkthimin e të drejtës së BE-së në gjuhë maqedonase krijuam trashëgimi për të ardhmen e brezave tanë

Redaksia 1 muaj ago

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot nënshkroi Marrëveshjen Kornizë për përkthimin e së drejtës së BE-së (Aquis) si një nga parakushtet më kryesore të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në nënshkrimin zyrtar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë përfaqësues të operatorëve ekonomik të cilëve përfaqësuesit nga SÇE, Sekretarja Shtetërore Kalinka Gaber, dhe Udhëheqsja e sektorit për përgatitjen e versionit Nacional të aquis (e drejta e BE-es) Slagjana Angellova ia dorëzuan kopjet e Marrëveshjes Kornizë.

Në fjalën e tij hyrëse, zv. kryeministri Dimitrov theksoi se Aquis, apo e drejta e BE-së, është trup i të drejtave dhe detyrimeve të përbashkëta të cilat janë të detyrueshme për të gjitha vendet anëtare të BE-së kurse vendet kandidate duhet ta transponojnë atë në ligjin Nacional si bazë për integrimin evropian.

“Në qoftë se termi aquis, në rrënjët e domethënie së saj nga gjuha frënge, në fakt paraqet, “Njohuri, e drejtë e fituar ose trashëgimi”, përmes përkthimit të saj në maqedonisht ne krijojmë trashëgimi për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e brezave tanë. Trashëgimi që do të thotë se gjuha maqedonase do të bëhet anëtare e barabartë e familjes së Bashkimit Evropian”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se SÇE në mënyrë intensive fillon me një nga fazat e transpozimit të së drejtës së BE-së në legjislaturën nacionale, dhe ai është përkthimi, që në këtë rast do të jetë shumë vjeçar dhe përkthim i realizuar më voluminoz në historinë e përkthimit të specializuar këtu tek ne. Për këtë qëllim, përmes prokurimit publik dhe në mënyrë transparente, duke u bazuar në trajtimin e barabartë u përzgjodhën 15 operatorë ekonomik për përkthim, të cilët do të duhet të japin rezultat më cilësor në kontekst të përkthimit të së drejtës së BE-së.

“Me fillimin e këtij procesi të përkthimit të së drejtës së BE-së, SÇE jo vetëm qo do ta lëviz zhvillimin e operatorëve ekonomik për përkthimin dhe përmirësimin e tyre, por zhvillimi dhe pjekuria e këtij projekti shumëvjeçar ngushtë do të thuret me politikën dhe angazhimin tonë për zhvillimin e gjuhës dhe terminologjisë maqedonase. Sepse në rrënjët e gjuhës tonë qëndron edhe identiteti ynë, dhe këto dy tipare me doemos duhet të ruhen në mënyrë të përshtatshme me qasje të gjerë dhe politika të mençura”, tha Dimitrov.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Anketë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të ndarë rreth vaksinimit kundër COVID-19
Next: Ahmeti optimist: Poroblemi me Bullgarinë zgjidhet para zgjedhjeve në fqiun lindor

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 1 javë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 1 javë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 2 javë ago

TË FUNDIT

dfshg-1-1 Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

cajtore Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

k1-1 Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

floyd Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

MOSCOW, RUSSIA  FEBRUARY 12, 2017: People gather in Moscow's Sokolniki Hyde Park in protest against a bill reclassifying domestic violence as an administrative offence in case it has been committed for the first time and caused no serious physical harm. Passed by both houses of the Russian parliament, the bill was signed into law by Russia's President Vladimir Putin on February 7, 2017. Sergei Fadeichev/TASS (Photo by Sergei FadeichevTASS via Getty Images) Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.