Dimitrov në Bruksel: Storiet e suksesit duhen inkurajuar

Dimitrov në Bruksel: Storiet e suksesit duhen inkurajuar

Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, bëri tentativën e fundit në Parlamentin Evropian për të bindur Brukselin për marrjen e datën para se Këshilli i Ministrave të mblidhet të martën në Luksemburg.

Përpara anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme në PE, Dimitrov tha qartë se RMV meriton të marrë datë dhe të vazhdojë rrugëtimin evropian.

Ftoi BE-në të vlerësojë storien e suksesit të vendit për të inkurajuar edhe rajonin, për të rritur kredibilitetin e BE-së dhe për të ndikuar në vazhdimin e europianizimit të vendit.

Dimitrov përkrah iniciativën franceze për reformimin e metodologjisë së negociatave për zgjerim, sepse, sipas tij, qytetarët nuk humbin asgjë nëse ka më shumë vërtetime për ecurinë e negociatave.

“Koha ka ardhur të merret vendim për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe kjo duhet të bëhet këtë javë. Këtë e kemi merituar, jo sepse kemi pritur gjatë, as për shkak të Marrëveshjes së Prespës, as sepse kemi humbur gjenerata për këtë çështje. Jo edhe për shkak të nivelit të demokracisë që kemi shënuar. Nuk jemi perfekt, akoma gabojmë, por në bazë të zgjerimit, shteti në mënyrë drastike do të lëviz në drejtim të demokracisë evropiane. Nëse në BE nuk i inkurajoni storiet e suksesshme, si do ta bëni rajonin më shumë europian?!”,- deklaroi ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

Pas iniciativës franceze për metodologjinë e re të vlerësimit, Finlanda si vend që kryeson me presidencën e BE-së, i vjen në ndihmë RMV-së.

Në koordinim me Komisionin Evropian, Finlanda do të propozojë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, paralelisht me metodologjinë e re për procesin e anëtarësimit që e kërkon Franca.

Propozimi parashikon që negociatat të fillojnë para fundit të presidencës kroate, që do të thotë para muajit qershor të vitit të ardhshëm, ndërkohë që do të përgatitet dhe do të miratohet metodologjia e re.

Propozimi do t’u prezantohet edhe ambasadorëve, edhe ministrave të jashtëm të martën në Luksemburg.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 14, 2019 19:44

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA