Dimitrov në mëngjes pune me ambasadorët rezidentë të vendeve anëtare të BE-së

Dimitrov në mëngjes pune me ambasadorët rezidentë të vendeve anëtare të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot mori pjesë në mëngjesin e punës me ambasadorë rezidentë të vendeve anëtare të BE-së, organizuar nga ana e ambasadores së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nives Tiganj, në cilësinë e vendit kryesues me Këshillin e BE-së.

Siç kumtoi MPJ-ja, në takimin, ministri Dimitrov fillimisht shprehu mirënjohje për përpjekjet dhe mbështetjen që Kroacia e jep për sa i përket perspektivës evropiane të vendeve në rajon gjatë presidencës së tyre, veçanërisht në periudhën e ardhshme vendimtare. Ai i informoi shkurtimisht ambasadorët mbi zhvillimet aktuale në vend, para së gjithash në lidhje me aktivitetet dhe rezultatet e fundit të planit reformues dhe miratimin e legjislacionit të rëndësishëm në Parlament para shpërndarjes së tij në 16 shkurt 2020.

Më pas, Dimitrov e theksoi përkushtimin dhe vendosmërinë e treguar nga ana e shtetit përkundër delikatesës së proceseve dhe kontekstit pas Samitit të tetorit të BE-së për të vazhduar në rrugën e vizatuar të integrimeve evropiane.

Mes të tjerash, në takim u shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale brenda rajonit dhe vetë BE-së, për metodologjinë e azhurnuar për negociatat e pranimit të propozuar nga Komisioni Evropian, si dhe për mini-raportet e jashtëzakonshme të pritura të Komisionit Evropian për përparimin e fundit të vendit.

“Nga ana e ministrit Dimitrov u shpreh shpresë se kësaj radhe do të njihen rrethanat e krijuara të favorshme dhe përbërësit për sukses të përbashkët të vendit dhe BE-së, përmes marrjes së vendimit të merituar për t’i filluar negociatat e pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut”, qëndron në kumtesë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Shkurt, 2020 20:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.