Dimitrov në “NATO Engages: The Alleance at 70” në Uashington

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 12:19

Dimitrov në “NATO Engages: The Alleance at 70” në Uashington

Në Uashington sot mbahet mbledhja e NATO-s  në nivel të ministrave  të Punëve të Jashtme, në të cilën për herë të parë në përbërje të “vendit të ftuar”  do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

“Të fuqishëm jemi aq sa është e fuqishme armata dhe ekonoMEDIAL aq sa i kemi të fuqishme  institucionet demokratike. Por, të fuqishëm jemi edhe aq sa kemi miq! Asnjëherë më nuk do të shkojmë vetëm. Me ne do të jenë 29 aleatët e NATO-s një për të gjithë, të gjithë për një!, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në fjalim në ngjarjen “NATO Engages: The Alliance at 70”, në Uashington.

Dimitrov së bashku me ministrin grek të Punëve të Jashtme Jorgos Katragulos, çiç kumtoi sot MPJ, ka diskutuar për rolin e liderishipit në tejkalimin e dallimeve historike, si çelës për zgjidhje të kontesteve shumë dekadëshe.

 

Pas fjalimit Dimitrov ka pasur  takime bilaterale me ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë, Belgjikës, Islandës, Italisë dhe Sllovenisë, me fokus të ratifikimit të Protokollit për në NATO, ndërsa ka pasur intervistë  për “Zërin e Amerikës”, si dhe ka qenë mysafir i përbashkët televiziv me ministrin Katrugalos në PBS News Hour.

 

Paraprakisht, Dimitrov ka realizuar takim me sekretarin shtetëror Majk Pompeo  në të cilën ai drejtpërdrejtë ia ka transmetuar  përpjekjen e fuqishme të SHBA-së për përfshirje të Maqedonisë së Veriut në Aleancë deri në fund të vitit.

Në para mbrëmjen e 70 vjetorit të themelimit të NATO-s, nga vendi i Marrëveshjes, duke folur për sfidat bashkëkohore për Aleancën,  qëndron në kumtesën e MPJ-së, Pompeo ka porositur: ” për fat të mirë, numri ynë rritet! NATO-ja bashkon  29 kombe”.

“Këtë vit përgatitemi për mirëseardhje të Maqedonisë së Veriut si vend i 30-të!, ka theksuar Pompeo dhe ka shprehur kënaqësi  që javën e kaluar deri te Senati amerikan  është dorëzuar dokumenti për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sërish, në  fjalimin e mbledhjes së përbashkët të Kongresit në Uashington,  në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, duke potencuar se është mirë  të kesh miq,  u është falënderuar vendeve-anëtare për sinqeritetin ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mos e fshehur kënaqësinë  nga përparimi i arritur i vendit  drejt realizimit të qëllimit përfundimtar.  .

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 12:19