Dimitrov: Nëse nuk ka vendim për negociata, BE-ja do të dërgojë sinjal të keq ndaj rajonit

Desk
By Desk March 3, 2020 11:33

Dimitrov: Nëse nuk ka vendim për negociata, BE-ja do të dërgojë sinjal të keq ndaj rajonit

Pas raportit pozitiv nga KE-ja është koha që Evropa të ofrojë vendim konkret dhe të qëndrueshëm për fillimin e negociatave aderuese. Por, pas përvojës në dy vitet e fundit, për fat të keq, ende nuk mund të lejojmë të gëzohemi. mendoj se duhet ta shohim fillimisht vendimin konkret, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në “Brifingun e mëngjesit” në “Slobodna TV”.

“Raporti është më se i mirë. Është i shkëlqyer. Sepse thotë se edhe krahas zhgënjimit në tetor Maqedonia e Veriut i ka rritur, i ka intensifikuar përpjekjet në reformat dhe ka ofruar rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme. Tani kemi një kontekst ku përbërësit për sukses janë të dukshme. Kemi mini raport se është koha të fillojmë negociata aderuese dhe shpresoj se Evropa këtë do ta shfrytëzojë edhe ajo të ofrojë. Nëse BE-ja në një kontekst të këtillë nuk ofron, praktikisht viktimë më e madhe do të jetë politika e zgjerimit, gjegjësisht BE-ja do të japë sinjal se dera është e mbyllur në një rajon i cili është i rrethuar me vende-anëtare dhe mendoj se një gjë të tillë nuk do të lejojnë”, thotë Dimitrovi

Nëse kemi një punë pozitive nga ato përpjekje të pafrytshme në dy vitet e kaluara, thekson Dimitrovi, kjo është se më shumë problemet ishin nga ana e BE-së, sesa nga ana jonë.

“Përfundimisht politika e zgjerimit u bë lëndë e vëmendjes dhe diskutimit në nivel më të lartë dhe mendoj se metodologjia e re siguron një ringjallje, kthim në tryezë të asaj politike. Mendoj se kjo është plus, thotë shefi i diplomacisë.

Për qëndrimin e Francës e cila pati vërejtje se procesi i zgjerimit është tejet teknik dhe i zgjatur, Dimitrovi përkujton në deklaratën e presidentit francez Emanuel Makron në Konferencën e Sigurisë në Munih,se është i kënaqur nga metodologjia e re si hap i parë, dhe nëse raportet e KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë pozitivë, ky do të jetë hapi i dytë që do të mundësojë që Parisi seriozisht të shqyrtojë çështje për fillimin e negociatave.

Sipas Dimitrovit, punët shkojnë drejt suksesit të përbashkët dhe është pozitive që e ardhmja evropiane e rajonit është e pamohueshme për Francën.

Desk
By Desk March 3, 2020 11:33