Dimitrov: Nuk shoh rrezik që RMV të largohet nga “Ballkani i Hapur”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 13:14

Dimitrov: Nuk shoh rrezik që RMV të largohet nga “Ballkani i Hapur”

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, i cili po e zëvendëson kryeministrin Zaev në takimin për “Ballkanin e Hapur”, theksoi se nuk sheh ndonjë rrezik që Maqedonia e Veriut të largohet nga nisma “Open Ballkan”. Thotë se do të ketë ndryshim të pushtetit, por shton se vullneti i qytetarëve është që kushdo qoftë në Qeveri vendi duhet të ecë përpara.

“Drejtpërdrejtë ne e lidhim rezultatin e zgjedhjeve me qeverinë. Po flas tashmë hipotetikisht por qytetarët maqedonas duan të ecin përpara dhe të ecësh përpara nënkupton marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal. Besoj se në këtë rast, kjo do të ndodhë, do të ketë ndryshim të pushtetit, vullneti i qytetarëve është i tillë që kush do të rrijë në qeveri duhet të ecë përpara dhe të ketë një bashkëpunim të ngushtë me fqinjët tanë. Nuk shoh asnjë rrezik për të dalë jashtë vendi im Maqedonia e Veriut. Është me rëndësi të mbetemi pjesë e kësaj nisme për të ardhmen tonë,” tha Nikolla Dimitrov –  zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 13:14

09
Dhj
Nga mostrat e marra nga personat e sëmurë, është vërtetuar se një numër i madh...
09
Dhj
Sherri mes tre personave në Shkup për pak ka përfunduar pa viktima, kur njëri prej...
09
Dhj
Pas relativizimit të zërave se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e qeverisë si...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, AlternAtivA edhe një herë e riafirmon përcaktimin e...