Dimitrov: Pas 15 viteve po kalojmë në një fazë tjetër të marrëdhënieve me BE-në

Driton Zenku
By Driton Zenku March 24, 2020 15:39

Dimitrov: Pas 15 viteve po kalojmë në një fazë tjetër të marrëdhënieve me BE-në

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov tha se Maqedonia e Veriut pas 15 viteve pritje dhe dëshpërimeve më në fund e kaloi pragun dhe mund të kaloj fazën e ardhshme drejt rrugës në BE.

“Edhe deri tani po tani e tutje edhe më tej varet prej ne. Maqedonia e Veriut pa kusht i fillon bisedimet për anëtarësim në BE. Qytetarët të Maqedonisë, në këto kohëra ku po i kalojmë ju përgëzoj për suksesin. Vendimi nuk ka ardhur lehtë e as që na është dhuruar, ne dhe ju së bashku me punë të lodhshme kemi merituar shans të tregojmë se i takojmë BE-së”, tha Dimitrov, raporton SHENJA.

Ai tha se NATO dhe kapitulli i parë me BE-në janë realitet.

“Shikoni ata që janë afër jush dhe keni krenar se kemi plotësuar një pjesë të ëndërr të gjeneratave tonë. Të mos gënjehemi rruga më tej do të jetë shumë më i rëndë dhe do të varet nga ne se si do ta kalojmë rrugën deri në anëtarësimin e plotë në BE”, tha Dimitrov.

Driton Zenku
By Driton Zenku March 24, 2020 15:39