Dimitrov: Propozimi francez hap mundësinë që Sofja të bllokojë dhe shantazhojë Shkupin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Qershor, 2022 21:23

Dimitrov: Propozimi francez hap mundësinë që Sofja të bllokojë dhe shantazhojë Shkupin

Ish-ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në një intervistë për televizionin rajonal “H1” tha se propozimi francez për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është një precedent i rrezikshëm, i cili i hap mundësinë Sofjes që të bllokojë dhe shantazhojë Shkupin gjatë gjithë procesit negociator, përcjell FLAKA.

Sipas Dimitrov, Parisi ka lejuar që çështjet dypalëshe me Bullgarinë të hyjnë në një kornizë negociuese dhe mosmarrëveshja me Sofjen ka të bëjë me gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

“Mendoj se kjo vetëm na distancon nga ajo që duhet të jetë procesi – reformat demokratike dhe ekonomike, kriteret e Kopenhagës. Ajo që kemi është një qorrsokak”, tha Dimitrov. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Qershor, 2022 21:23

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare