Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Dimitrov realizoi disa takime në kuadër të vizitës në Hagë

Dimitrov realizoi disa takime në kuadër të vizitës në Hagë

Redaksia 2 vjet ago

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në kuadër të aktiviteteve të ditës së parë të vizitës së punës në Hagë, u takua me Majkëll Stibe, këshilltar diplomatik për Evropën në zyrën e kryeministrin holandez, Peter Omziht dhe Klas Dajkof deputetë në dhomën e ulët të Parlamentit holandez dhe ish-ministrin e jashtëm Bert Kunders dhe ish-ambasadoren e Holandës në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe ambasadoren aktuale për të drejtat e njeriut në Ministrinë e Jashtme të Holandës, Mariet Shurman.

Ministria e Jashtme tha se në takimet me deputet Omziht dhe Daikoff, Dimitrov shkurtimisht u fokusua në arritjet në fushat kryesore të reformave. Në këtë kuptim, u shkëmbyen informacione për zhvillimet e fundit politike në vend dhe atmosferën e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Bashkëbiseduesit e përshëndetën përparimin e madh në agjendën e reformave kombëtare dhe arritjen në marrëdhëniet me fqinjët në dy vitet e fundit.

Në takim me Stibe u bisedua për atë që është bërë në planin vendor dhe u përshëndet kthesa historike e arritur përmes Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Fokus i bisedimeve me Kunders dhe Shurman ishin aktivitetet e ndërmarra të vendit në periudhën e kaluar në funksion të sigurimit të përparimit në proceset euroatlantike dhe zhvillimet aktuale në vend.

Në takimin me ambasadoren Shurman u diskutuan gjithashtu edhe tema lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë Veriore, me ç’rast u përshëndet përmirësimi i përgjithshëm i situatës në këtë fushë përmes forcimit të kornizës ekzistuese ligjore dhe miratimin e ligjit kundër diskriminimit.

Vizita dyditore e Dimitrovit në Hagë vazhdon pasdite me brifing në Komisionin Parlamentar për Çështjet Evropiane dhe një takim pune me Matis van der Plas, Drejtor i Përgjithshëm për Bashkëpunimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Gjatë ditës së nesërme, Ministri Dimitrov do të takohet me homologun e tij holandez, ministrin e Punëve të Jashtme Stef Blok.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: ITSHKSH për ngjarjet në BFI: Lajm jo i mirë për gjendjen e të drejtave religjioze
Next: Rexhepi: Të ndërhyjë Këshilli i prokurorëve

Të ngjashme

arben-fetai Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Redaksia 14 orë ago
aksident-750x380 Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Redaksia 15 orë ago
158249489_10219009933462894_4276938085568126262_o 7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

Redaksia 18 orë ago

TË FUNDIT

arben-fetai Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

regjistrimi-i-diaspores-selami-procesi-po-zhvillohet-me-probleme-te-izoluara_60450eb839542 Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

nata-e-zjarreve-1200x799 ​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

plevneliev2 Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

aksident-750x380 Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.