Dimitrov: Shteti është në situatë serioze, duhet të përqendrohemi në ndërtim, jo rrëzim

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:50

Dimitrov: Shteti është në situatë serioze, duhet të përqendrohemi në ndërtim, jo rrëzim

Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane në ClickPlus në TV21 ka folur për situatën e krijuar sot në Kuvend.

Ka vlerësuar se shteti është në një situatë serioze dhe faktori politik duhet të përqëndrohet në ndërtim, dhe jo rrëzim.

“Gjatë periudhës që vijon duhet të përqëndrohemi në ndërtim, dhe jo rrëzim, pikërisht për këto qëllime. Është fakt se shteti është në një situatë serioze. Kemi pandemi, situata në rajon është shqetësuese dhe mendoj se duhet vendime të zgjidhshme. Shkalla e vaksinimit është ende në një nivel jo të dëshirueshëm, kemi krizë energjetike, nuk është qartë as ekonomia dhe kemi diçka që paraqet mundësi për BE apo vijon një përpjekje e re. Sot patëm edhe letrën e Makronit dhe tërë kjo situatë krijon përshtypjen se “kafeja po vlon” dhe mendoj se do të jetë shumë tragjike, edhe pse askush nuk mund të garanton, do të ishte shumë dramatike ne do ta shkyçnim reshën sidomos tani, kur vala është e madhe dhe kur edhe (presidenti i Francës, Emanuel) Makron dhe kancelarja (gjermane, Angela) Merkel me kryeministrin (Zoran) Zaev dhe presidentin (bullgar, Rumen) Radev u përpoqën që ta zgjidhin kontestin”, tha Dimitrov./TV21

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:50