Dimitrov – Ticinjski: Mbështetje parimore e Polonisë është konfirmim për sukseset dhe arritjet e Maqedonisë së Veriut

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 20:58

Dimitrov – Ticinjski: Mbështetje parimore e Polonisë është konfirmim për sukseset dhe arritjet e Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrovi sot realizoi takim me ambasadorin polak Vojcieh Ticinjski, në të cilin, mes tjerash, është biseduar për mbështetjen parimore të Polonisë në rrugën tonë eurointegruese.

Dimitrovi, siç informojnë nga Kabineti i tij, e ka përshëndetur mbështetjen parimore të Polonisë në kontekst të realizimit të qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht përpjekjet për miratim të shpejtë të kornizës negociuese për fillimin e negociatave aderuese.

“Mbështetja parimore e Polonisë është vetëm edhe një konfirmim për njohjen e sukseseve dhe arritjeve të Maqedonisë së Veriut institucionet e së cilës përmes bashkëpunimit institucional dhe përmes përvojës së Polonisë do t’i përforcojë kapacitetet gjatë tejkalimit të sfidave në periudhën që vijon në kontekst të procesit të negocimit”, deklaroi në takim Dimitrovi.

Në takimin me Ticinjskin, që është i pari pas ndërmarrjes së funksionit, Dimitrovi gjithashtu, i ka shprehur falënderim ambasadorit polak për nismën për furnizim eventual të vaksinave për Kovid-19 përmes kuotës polake, në momentin kur vaksina do të jetë në dispozicion dhe do të definohen dispozitat kontraktuale midis prodhuesve, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 20:58